Skandal/ Në Durrës policia ndalon autobusët me pushues nga Kosova të hyjnë në rrugën “Pavarësia”

auto_bashkia_durres1500212797

Një ngjarje që prek kufijtë e një skandali ka ndodhur në qytetin bregdetar të Durrësit gjatë ditës së djeshme ku policia nuk ka lejuar asnjë prej autobusëve me pushues nga Kosova, që të hyjnë në rrugën “Pavarësia”, përgjatë së cilës ndodhen kryesisht edhe hotelet apo banesat ku ata qëndrojnë gjatë pushimeve të tyre. Ishin të shumtë burrat, gratë e shumtë burrat, gratë e fëmijët e vegjël që u detyruan nga policia të zbresin në skajet e zonës së plazhit, që më pas të udhëtonin me taksi drejt banesave apo hoteleve që kishin prenotuar. Policia e qarkullimit rrugor kishte ngritur postblloqe tek Ura e Dajlanit dhe në Plepa për të penguar hyrjen e autobusëve, ndërsa ta autobusë që tentuan të hynin u gjobitën. I habitshëm është fakti se ky vendim i policisë së qarkullimit rrugor u zbatua qarkullimit rrugor u zbatua vetëm për autobusët që mbërrijnë nga qytetet e ndryshme të Kosovës dhe jo të shteteve të tjera, të cilët nuk janë penguar të hyjnë në rrugën “Pavarësia”. Ndërkohë pushuesit kanë treguar për mediat lokale se në pikun e të nxehtit janë detyruar që për rreth 2 orë të sorollaten nëpër rrugicat e plazhit për të gjetur një mundësi të mbërrinin në vendqëndrimet e tyre. Ngjarja ka shokuar të gjithë operatorët e biznesit në Durrës, por edhe banorët, pasi sipas tyre nëse pushuesit nga Kosova nuk do të hyjnë në plazh, nuk do të ketë punë, pasi hotelet dhe banesat do të jenë bosh.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>