Skandali i mbetjeve/Deputeti italian Ricardo Nuti letër zyrtare qeverisë “Rama”: Informoni për 1300 kontejnerët e zhdukur

roma-plehra1

Ditën e djeshme në median italiane dhe atë shqiptare bëri bujë deklarata në parlamentin italian e deputetit të Lëvizjes Pesë Yje, Ricardo Nuti, i cili kërkonte hetim mbi qeverinë për mega-skandalin e zhdukjes së 1300 kontejnerëve me mbetje të rrezikshme në terriorin shqiptar. Madje Nuti shkonte edhe më tej teksa theksonte se edhe shkarkimi i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri lidhet pikërisht me këtë aferë, të cilën media italiane “Pianeta Italia” ia faturon qeverisë shqiptare. Anëtari i Komisionit të Antimafias në Parlamentin Italian pas kërkesës për një hetim shtetëror në lidhje me këtë skandal që ka përfshirë Italinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë, nuk është ndalur vetëm me fjalën e tij në parlament, por ka nisur edhe 3 letra për të marrë informacion të detajuar mbi çështjen. Mësohet se njërën prej letrave ai ia drejton qeverisë shqiptare me anë të ambasadës në Romë, tjetrën qeverisë së Maqedonisë, sërish nëpërmjet ambasadës në Romës dhe letrën e tretë për të kërkuar informacion Nuti ia ka drejtuar kompanisë italiane, FLC Ambiente me seli dhe Prefekturës së Frosinones. Nuti ka bërë një seri të gjatë pyetjesh në kërkim të zbulimit të skandalit, çka përbën vërtet dhimbje për veshët e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Qeveria e këtij të fundit bëri të ditur se do të niste procesin gjyqësor për sitin Pianeta Italia Neës, duke e akuzuar për shpikje lajmesh dhe prishje të imazhit të Shqipërisë. Teksa thekson se sipas raportimeve në media, që pasqyrojnë gjetje hetimore, mbetjet e rrezikshme do të fshiheshin në territorin shqiptar, Nuti nënvizon se e gjithë kjo paralajmëron një fatkeqësi të tmerrshme mjedisore në tokën shqiptare, pak kilometra nga kufijtë e Italisë dhe se ata e shohin vendin e tyre të përfshirë drejtpërsëdrejti në këtë kauzë.  Nuti shprehet se po i drejtohet ambasadës si përfqësi e shtetit shqiptar në mënyrë që të pyes për disa për disa informacione të thjeshta për të kryer në mënyrën më të mirë detyrën e tij parlamentare  në Komisionin Parlamentar Anti-Mafia.

Kërkesat e Ricardo Nuti:1- Në qoftë se shkarkimi i kontejnerëve u zhvillua në mënyrë të rregullt? 2- Cilat ishin kompanitë përgjegjëse për transportin e kontejnerëve nga porti i Durrësit me destinacion përfundimtar Maqedoninë, ose të paktën, në hyrje doganore me Maqedoninë? 3- Nëse është e vërtetë, kush janë mbulimet e dyshuara politiko-institucionale për të cilat ka shkruar shtypi italian? 4- Cili është legjislacioni aktual shqiptar për importin e mbetjeve, si urbane, industriale, të veçanta ose të llojeve të tjera, nga jashtë, dhe sidomos nga Italia. I vetëdijshëm për entitetin e informacioneve që ju kërkoj, jam gjithashtu i bindur se do e kuptoni se aktiviteti parlamentar i lidhur me këto informacione mund të jetë i rëndësishëm për të zgjidhur problematikat që na interesojnë të dy vendeve, në optikën e përmirësimit të “çështjeve publike”.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>