Skandali i “Vilës Vlahutin” vulos largimin nga detyra të kreut të Zyrës Hetimore të BE (OLAF)

vlahutin-me-vilen

Para se të ikë, ambasadorja e Brukselit këputi edhe një tjetër kokë burokrati

Ka kaluar goxha kohë prej momentit kur shpërtheu skandali i vilës 1.6 milionë euro që ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin bleu në kompleksin rezidencial Rolling përkrah atyre që i kishte akuzuar për korrupsion, krimi dhe drogë vazhdimisht në daljet e saj publike. Ajo që alarmoi Brukselin zyrtar ishte çmimi i ekzagjeruar i vilës së Vlahutin, që në fakt ishte sa trefishi i çmimit të tregut. Pas publikimit të skandalit në mediat e Brukselit dhe Shqipërisë, Shërbimi i Jashtëm Europian i kryesuar nga Federica Mogerini e mbrojti ambasadoren Vlahutin, pavarësisht se për të u ndërmor një hetim nga zyra e OLAF, që është institucioni i pavarur i BE-së, i ngarkuar me hetimin e mashtrimeve dhe abuzimeve me buxhetin, korrupsionin e funksionarëve dhe sjelljet e paligjshme në të gjitha institucionet e BE-së. Procedurat për blerjen e vilës ngjallën asokohe edhe interesin e Komitetit të Kontrollit të Buxhetit të Parlamentit Evropian, me Kryetare Ingeborg Gräßle, e cila i drejtoi një sërë pyetjesh EEAS-së lidhur me blerjen e vilës. Ndërkohë zëdhënësja e BE-së Maja Kocijančič hodhi poshtë akuzat për një mashtrim të mundshëm, duke i quajtur ato “trillime”. Por rezultati i vërtetë i skandalit të vilës luksoze të Vlahutinit duhet të shihet në këto ditë, teksa është publikuar lajmi se Giovanni Kessler, shef i OLAF-it, ka pranuar që të largohet nga posti në presion nga Komisioni Juncker e sidomos nga Partia Popullore Europiane (PPE). Kessler ka qenë në  qendër të kritikave për (mos)veprimet e tij hetimore në një sërë rastesh të dyshuara për korrupsion, por siç raportohet nga Brukseli kupa për të u mbush në momentin që refuzoi të hetonte ‘Vilën Vlahutin’. Kessler dhe Mogerini janë politikanë italianë e ish-deputetë të partisë kryesore të qendrës së majtë (Partito Democratico, ish-Partito Communista) të udhëhequr nga Matteo Renzi, por drejtuesi i larguar i OLAF ka qenë objekt skandalesh dhe prokuroria belge ka kërkuar pa sukses heqjen e imunitetit të tij në një rast përgjimi të paligjshëm e shkeljesh të ndryshme të dënueshme me deri dy vjet burg.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>