Skandali/ Me urdhër të kryeministrit, punonjësit e administratës firmosin që Topi e Blushi të regjistrohen si opozitë  

bamir-topi-1

Ashtu siç ka deklaruar prej kohësh, Edvin Rama kërkon që përveçse të sundoj me ‘dorë të hekurt’, ku pushteti të jetë i përqendruar tërësisht në duart e tij, don me ngulm që edhe të emëroj opozitën e vendit. Përmes presioneve e shantazheve që po u bën punonjësve të administratës shtetërore kërkon që të mbledh sa më shumë firma që partitë e vogla të regjistrohen në zgjedhje e praktikisht të shërbejnë si opozita e vendit. Administrata partiake që i shërben më së miri Ramës për të mbledhur votat e farefisit dhe komshinjve, përmes presioneve me largimin nga puna, tashmë po këtyre punonjësve u është kërkuar në mënyrë urgjente të firmosin për të siguruar firmat që do të çojnë partitë e vogla si opozitë. Në fakt nuk është rasti i parë ky i Edvinit, që përmes presioneve e shantazhit kërkon me çdo kusht të emëroj opozitën. Kreu i PD, Basha ka denoncuar shumat e majme që kjo kupolë kriminale i ka ofruar partive të koalicionit opozitar që të braktisin PD dhe Shtëpinë e Lirisë dhe të vendosen si opozitë. “Kupola kriminale në pushtet, dje gjatë gjithë ditës dhe në orët e vona të natës, i ofroi shuma të majme, partive politike opozitare me qëllim regjistrimin e tyre në thyerje të vendimit të koalicionit opozitar, në thyerje të vendimit popullor të 18 shkurtit. 500 mijë euro, iu ofrua vetëm një kryetari partie, për t’u shkëputur nga opozita. Për t’u shkëputur nga ky vendim popullor, nga ky bashkim popullor, e për t’iu bashkuar pazarit të ndyrë, komplotit politik të republikës së vjetër. Qindra mijëra euro të tjera, iu ofruan kandidatëve të tjerë potencialë të partive aleate. Ata thanë JO. Askush nuk e mori lugën e çorbës së prishur të Edi Ramës, Ilir Metës me shokë”, tha Basha. Ne fakt, këto tentativa të dëshpëruara të Edvinit tregojnë dëshirën e madhe të tij për të sunduar sipas traditave diktatoriale e po aq faktojnë ëndrrat e sëmura të tij për të qenë njëkohësisht kryeministër, president edhe kryetar Opozite.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>