Skandali/Kupola kriminale ofroi 500 mijë euro për të blerë një parti opozitare për zgjedhje

basha-me-aleatet-2-e1491458875504-1200x630

Kryetari i PD ka denoncuar skandalin e radhës të mazhorancës qeverisëse, e cila i ka ofruar 500 mijë euro kryetarit të një partie opozitare për t’u futur në zgjedhje. Ai u shpreh se kupola kriminale në pushtet gjatë gjithë kohës është investuar në blerjen e partive të koalicionit opozitar

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka denoncuar skandalin e radhës të mazhorancës qeverisëse, e cila i ka ofruar 500 mijë euro një kryetari të një partie opozitare për t’u futur në zgjedhje. Nga Çadra e Lirisë, kreu demokrat u shpreh se kupola kriminale në pushtet gjatë gjithë kohës është investuar në blerjen e partive të vogla opozitare, por edhe të kandidatëve potencial për t’i bashkuar Republikës së Vjetër. Basha tregoi se aleatët opozitar kane refuzuar në mënyrë të prerë këtë Pazar të ndyrë, ndërsa thotë gjithashtu se ky ishte vendim i duhur i aleatëve në rrugën pa kthim drejt Republikës së Re. “Mbrëmë në orët e mesnatës u luajt pazari i fundit i republikës së vjetër. Ky Pazar, tregon edhe një herë para shqiptarëve, se sa poshtë ka rënë demokracia shqiptare. Se si është zëvendësuar mundësia e qytetarëve për të diktuar me votë qeverisjen e vendit, se si është zëvendësuar mundësia e qytetarëve për të vendosur me votë, nga një kupolë kriminale dhe e korruptuar e cila është pasuar mbi gjakun, djersën dhe taksat e shqiptarëve. Dje, një grusht partish të pushtetit, anëtare të pazarit të peshkut që është qelbur nga koka, dhe një grusht parazitësh, të cilët janë paguar me paratë e pista të drogës dhe korrupsionit për të bërë fasadën e kupolës kriminale te republikës së vjetër, nxituan, në shkelje totale të ligjit elektoral, të paraqisnin listat e turpit pranë KQZ-së. Në shkelje të Kodit Zgjedhor, KQZ, kjo vegël e pavlerë e republikës së vjetër që synon të tjetërsojë vullnetin e qytetarëve shqiptarë, i pranoi me 24 orë vonesë, në thyerje të Kodit zgjedhor, listat e turpit, të pazarit të peshkut, të Edi Ramës, të Ilir Metës, të Shpëtim Idrizit, dhe të një tufe mercenarësh të kësaj tresheje grabitqare të republikës së vjetër”, tha Basha. Më tej, ai theksoi se “kupola kriminale në pushtet, dje gjatë gjithë ditës dhe në orët e vona të natës, i ofroi shuma të majme, partive politike opozitare me qëllim regjistrimin e tyre në thyerje të vendimit të koalicionit opozitar, në thyerje të vendimit popullor të 18 shkurtit. 500 mijë euro, iu ofrua vetëm një kryetari partie, për t’u shkëputur nga opozita. Për t’u shkëputur nga ky vendim popullor, nga ky bashkim popullor, e për t’iu bashkuar pazarit të ndyrë, komplotit politik të republikës së vjetër. Qindra mijëra euro të tjera, iu ofruan kandidatëve të tjerë potencialë të partive aleate. Ata thanë JO. Askush nuk e mori lugën e çorbës së prishur të Edi Ramës, Ilir Metës me shokë. Arsyeja kryesore e refuzimit te sekserëve të ndyrë të republikës së vjetër, ishte fare e thjeshtë”. Kreu demokrat shpjegon se aleatët opozitar kanë refuzuar në mënyrë kategorike këtë pazar të pistë. “Këto para, nuk janë paratë e tyre, këto janë paratë e shqiptarëve të papunë, këto janë paratë e pensionistëve që mezi ia dalin të paguajnë faturat me pensionet e tyre të mjera, këto janë paratë e pacientëve shqiptarë që nuk marrin as ilaçet as trajtimin e duhur, sepse i vjedh Edi Rama me Ilir Beqën. Këto janë paratë e nxjerra me zor nga xhepat e mjerë të nënave dhe baballarëve që paguajnë tarifat e rritura të universitetit, këto janë paratë e subvencioneve të munguara për fermerët. Këto janë paratë e asistencës së prerë për 40 mijë familje shqiptare dhe të reduktuara në nivele të papranueshme mbijetese për ata që akoma e marrin. Këto janë paratë e krimit dhe drogës. Këto janë paratë e haramit që është ndërtuar mbi fatkeqësinë e një populli të tërë. Ne nuk i marrim këto para. Ne nuk i prekim këto para. Këto para do t’ju zënë fytin dhe frymën së shpejti. Ky ishte qëndrimi burrëror i aleatëve të Partisë Demokratike që janë aleatët e kësaj lëvizje popullore dhe qytetare pa kthim për Republikën e Re”, tha Basha.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>