Skandali/Letra e PS-LSI për KQZ, e falsifikuar dhe antiligjore

letra_ps_lsi_per_kqz_45228

Sipas denoncimit të sekretarit për Aksionin Qytetar, Ervin Salianjit në rrjetet sociale, letra drejtuar KQZ ka një falsifikim të dukshëm, ku data e saj shënon 19.04.2017, ndërsa protokollimi i saj është bërë një ditë më parë, në 18.04.2017

 

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim depozituan ditën e djeshme në KQZ një letër me kërkesën për shtyrjen e afatit për regjistrimin e koalicioneve për zgjedhjet e 18 qershorit. Kjo letër, mban firmat e kryetarëve të dy grupeve parlamentare të PS dhe LSI, Gramoz Ruçi dhe Luan Rama. Por pikërisht këtu krijohet edhe “ngërçi”, për të cilin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, e pikërisht anëtari Klement Zguri e quan këtë kërkesë si jo legjitime.

Sipas një dokumenti që e ka siguruar “BalkanWeb”, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka autorizuar deputeten Blerina Gjylameti si personin e vetëm që mund të firmosë në emër të PS për çdo kërkesë drejtuar KQZ-së. “Emëroj znj. Blerina Gjylameti, me funksion Sekretare për Koordinimin Elektoral në Partinë Socialiste të Shqipërisë, si përfaqësuese të posaçme dhe i jap të drejtën dhe tagër ligjor të nënshkruajë në emër të Partisë Socialiste të Shqipërisë, si parti politike, ashtu edhe si subjekt zgjedhor, të gjithë dokumentacionin drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, apo çdo institucioni tjetër shtetëror, i lidhur ose jo me procesin zgjedhor, në mënyrë më specifike, por pa u kufizuar në; regjistrimin e partisë Socialiste të Shqipërisë si subjekt zgjedhor në zgjedhje të përgjithshme ose të pjesshme, të nënshkruajë dhe të negociojë për Koalicionet e zgjedhjeve të pjesshëm dhe të nënshkruajë në emër të SP marrëveshjen për krijimin e koalicioneve zgjedhore, caktimin e përfaqësuesve të PS në KQZ, nënshkrimin e kërkesave, ankesave, kërkesat ankimore, kërkimin e informacionit, apo çdo akt tjetër të parashikuar ose jo nga Kodi Zgjedhor. Ti delegojë të drejta të cilat i ka fituar nga kjo prokurë dhe nuk i janë njohur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Kodi Zgjedhur përfaqësuesve të PS në KQZ”, shkruhet në autorizimin që mban firmën e Ramës. “Ky autorizim hyn në fuqi menjëherë dhe përfundon me revokimin e tij”, thuhet në prokurën për Blerina Gjylametin, që mban datën 09. 08. 2016. Ndërkohë, sipas denoncimit të Ervin Salianjit në rrjetet sociale, kjo letër ka edhe një falsifikim të dukshëm, ku data e saj shënon 19. 04. 2017, ndërsa protokollimi i saj është bërë një ditë më parë, në 18. 04. 2017.

 

 

 

 

 

 

 

1 Koment

  1. ZEKIJE BRAHO SHBA

    20/04/2017 at 13:09

    Nga nje njeri injorant dhe I droguar keto gafa dhe brockulla do lexosh e do degjosh, kurse nga ato shoqet e partise socialiste te rilindura dhe te stervitura ne llogoret e G. Rucit, si nje nga formuluesit e ketyre organizatave kriminale, te cilat I marin letrat, por nuk I lexojne, sepse I besojne shume ketij ushtari te PK te Hoxhes, nje nga kriminelet me te medhenj te koheve te fundit, bashke me M. Ulqinin, I cili si skufje qe eshte, qe mezi filloi te flase gjuhen shqipe,nje person me ndikim serbo-rus, nga keto budallalleqe do degjojme. Shporini njehere e mire keto vemje komunistesh.