Skandali/Të gjithë në shërbim të Ramës, punëtorët e Bashkisë pastrojnë sarajet e Surrelit

surreli

Kjo e diel ka qenë e veçantë për punëtorët e Bashkisë së Tiranës, të cilët kanë qenë në oborrin e shtëpisë së Kryeministrit Edi Rama në Surrel. Punëtorët e kësaj bashkie, të cilët paguhen me taksat e qytetarëve për punë publike, nuk kanë qenë pjesë e ndonjë eventi të veçantë por janë angazhuar për të pastruar oborrin e kreut të qeverisë. Absurde por e vërtetë, kështu funksionon rrethi vicioz i Kryeministrit, ai vetë është në shërbim të aleancës me krimin por jo në shërbim të publikut, punonjësit e Bashkisë së Tiranës janë në shërbim të punëve të tij personale por jo në shërbim të qytetarëve që paguajnë taksat. Sarajet e tij me 57 m gjatësi themelesh, ndërtuar nga material nga më të kushtueshmet, ku vetëm pigmenti I betonit ka kushtuar 70 mijë euro, ndërsa çatia është xham stalit antiplumb, xhami më i kushtueshëm që ekziston, ndërtim që i kalon 1.2 milion euro. Nuk mjaftoi kjo vjedhje e hapur për të ndërtuar sarajet e tij por tani përsëri taksapaguesit duhet të paguajnë për mirëmbajtjen e tyre. Ndërtesa e tij abstrakte me stilin që mund ta deshifrojë vetëm mendja e sëmurë e tij po bëhet objekt i shkeljeve të njëpasnjëshme. Me ç’farë të drejte apo mbi ç’farë baze 15 punëtorë punojnë sot në gjelbërimin dhe pastrimin e oborrit të vilës së Kryeministrit? Mbi bazën e abuzimit të pushtetit deri aty sa shkelet edhe dinjiteti njerëzor, nuk mjaftohet me shkeljen e të drejtave të qytetarëve por i ve ata në shërbim të punëve personale. Ose edhe vetë Rama ka filluar të ndjejë krizën financiare dhe problemet ekonomike që kanë gjunjëzua vendin, apo nuk ka filluar ende me pastrimin e parave të drogës për ti vënë në qarkullim aq sa të paguajë për mirëmbajtjen e sarajeve të tij. Fakti është që farsave të tij ju ka ardhur fundi, abuzimeve të tij ju ka ardhur fundi, duhet një orë e më parë të zhduket për ti lënë vendin një qeverie teknike që të mund të jetë e gatshme të kryejë misionin për të cilin duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, ka ardhur moment që shqiptarët të marrin në dorë fatin e tyre, mjaft më me tallje dhe përbuzje nga një i “rilindur” nga mbeturinat diktatoriale.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>