Skandali/Vaksinat kineze po vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve

spahia

Drejtuesi i Departamentit të Emigracionit në PD, Bardh Spahia: “Dikush duhet të sqarojë se pse një bar (vaksinë), edhe pse donacion, duhet të përdoret nëqoftëse nuk përmbush kriteret që parashikon ligji për ketë kategori kaq delikate barnash. Skandalet në shëndetësinë e drejtuar nga Beqja nuk kanë të sosur e tani po vënë në rrezik dhe shëndetin e popullatës”

 

Drejtuesi i Departamentit të Emigracionit në PD, Bardh Spahia ka ngritur disa pikëpyetje në lidhje me vaksinat antigrip që po përdoren këto ditë në qendrat shëndetësore në mbarë vendin. Në një postim në facebook, Spahia akuzon ministrinë e Shëndetësisë dhe Beqajn se me skandalet e vazhdueshme të tyre po vënë në rrezik jetën e popullit. Ish zëvendës ministri i Shëndetësisë Fatbardh Spahia. “Në vazhdim të sagës së vaksinës antigrip që po përdoret këto ditë në të gjitha qendrat shëndetësore në mbarë vendin dua të tërheq vëmendjen tuaj e sidomos të kolegëve të mi mjekë për disa aspekte etike dhe morale që kjo vaksinë ka në raport me ligjin 105/2014 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik në Republikën e Shqipërisë” miratuar më 31.07.2014 në njërën anë dhe popullatën në anën tjetër. Qytetarët duhet të informohen saktë se çfarë parashikon ligji për barnat e dhuruara që importohen në Rep e Shqipërisë . A e plotëson vaksina në fjalë pikën b dhe ç të nenit 12 të ligjit për barnat? Edhe pse thuhet që vaksina është donacion ky fakt në raport me rëndësinë e sigurisë së jetës dhe shëndetit të qytetarëve nuk ka rendësi. A është kjo vaksinë e autorizuar nga EMA dhe/ose FDA (edhe pse është donacion)? A i përmbush vaksina kineze kërkesat e nenit 49 për Etiketimin dhe nenin 50 të ligjit për barnat, për fletëudhëzuesit? Paketimi i saj është tërësisht në gjuhën kineze. A mundet që personeli i kujdesit shëndetësor të kuptoje shtamet që ka kjo vaksinë?

A i plotëson vaksina detyrimet e nenit 21 të ligjit për barnat? A kanë këto vaksina shenjë dalluese që të tregoj që janë falas si dhe qëllimin e përdorimit të tyre? A i plotëson vaksina detyrimet e nenit 33 për importin e barnave të paautorizuara dhe atyre të dhuruara? Pse për një pjesë të personelit të qendrave shëndetësore që janë vaksinuar është përdorur vaksina Vaxigrip (Sanofi Pasteur) me shtame të përditësuara, ndërsa për popullatën përdoret vaksina kineze, kur kjo e para është e regjistruar dhe ekzistente në Shqipëri?! Dikush duhet të sqaroj se pse një bar (vaksine) edhe pse donacion, duhet të përdoret në qoftë se nuk përmbush kriteret që parashikon ligji i mësipërm për ketë kategori kaq delikate barnash, kur ndërkohë janë të regjistruara dy vaksina të tjera si Vaxigrip dhe Influvac, të cilat kanë vite me radhë që qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë? Skandalet në shëndetësinë e drejtuar nga Beqja nuk kanë të sosur e tani po vënë në rrezik dhe shëndetin e popullatës”, shkruan Bardh Spahia.

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>