Skandali/Vijon masakra në arkeologjinë e Durrësit, i vihet kazma Murit Antik  

Pasditen e 31 korrikut, në vijim të projektit “Veliera” në qytetin e Durrësit, është thyer me kazëm muri ngjitur me Torrën Veneciane. Struktura arkeologjike është thyer nga punonjësit e firmës private që po zbaton projektin e Bashkisë Durrës. Përgjatë kohës që këto veprime po ndodhnin, me një komunikim telefonik “Amfora.al” vuri në dijeni drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës, Ledion Lako, i cili tha se do të dërgonte specialistët për të verifikuar rastin. Në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore, neni 28, për Monumentet e Kulturës shkruhet se: “Ato ruhen ne tërësinë e përbërësve të tyre arkitektonike dhe teknike. Kompozimi i vëllimeve, trajtimi arkitektonik i pamjeve te jashtme dhe të brendshme, si dhe zgjidhja planimetrike dhe funksionale e këtyre monumenteve nuk mund të ndryshohen. Ndërtimet e reja pranë tyre duhet te respektojnë distancat e zonës së mbrojtur”. Vijimi i këtij projekti me ndërhyrje nëntokësore është i paligjshëm sepse gjysma e projektit “Veliera” shtrihet në Zonën Arkeologjike A, që i ndalon kategorikisht projektet me ndërhyrje nëntokësore. Vijimi i murit antik nëntokë, ruhet me anë të një vendimi të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, i cili udhëzon që zona të mbulohet me çakull. Por mbi tokë ditën e djeshme kazmat thyen themelet e murit ngjitur me Torrën Veneciane dhe kjo pa asnjë vendim zyrtar që e dikton këtë veprim. Për më tepër ka disa vendime të gjykatave të Durrësit që i ndalojnë punimet në këtë zonë.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>