Skandal/Mbledhja e këshillit të Tiranës mbahet pa quoruum, me këshilltarë të blerë që s’kanë bërë betimin

Përveçse një vepër kriminale që do të rëndoj mbi kurrizin e kryqytetaswve, rritja e çmimit të ujit u miratua pa pasur kuorumin dhe me këshilltarë të blerë që s’kishin bërë betimin. Një skemë tipike mafioze e një qeverisje kriminale që tejkalon çdo ligj e rregull për interesat personale e klienteliste. Pas mbledhjes, këshilltari i djathtë, Fabian Topollaj teksa dënoi mbajtjen e paligjshme të kësaj mbledhje theksoi gjithashtu se do t’i drejtohet Gjykatës. Në një reagim për mediat, juristi Fabian Topollaj ka dhënë edhe arsyet se pse vendimi është “nul”. Topollaj tha se për të nisur mbledhjen e këshillit bashkiak duhet një kuorum prej 31 personash, që nuk ka qenë. Ai tha se janë llogaritur si këshilltarë persona që në nisjen e mbledhjes, nuk e kishin marr mandatin (anëtarë të LSI). Rrjedhimisht, votimi është ‘nul’. “Do ti drejtohemi gjykatës”, paralajmëroi Topollaj, duke shtuar se vendimi i marrë është një vendim hajdutërie i PS-së, ashtu dhe LSI-së.

Rritja e çmimit të ujit, reagon Luan Rama: Këta nuk janë këshilltarët tanë/Një deklaratë surprizuese ka qenë ajo e Luan Ramës, nënkryetar të LSI-së, pas miratimit të planit të bashkisë së Tiranës, për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm me 20 lekë për m3. Dy këshilltarë të LSI-së, Agim Kraja dhe Genta Mezini, ishin prezent në mbledhje dhe votuar “pro” planit të bashkisë. Rama tha se vota e tyre nuk është votë e LSI-së. Rama tha se Agim Kraja nuk përfaqëson LSI-në, ndërsa shtoi: Atë tjetrën nuk e njoh. Pa votimin e tyre “pro”, kuorumi nuk plotësohej.

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>