SOT – PS-ja, me asgjë të re

Fakti/Rama zgjedh të shkojë në Beograd veç si tifoz, sjellje prej lypsari

 

Shqiptarët do grishen sot të mbështesin një grup ministrash që u provuan si dorënjollosur në qeverinë e parë të Edi Ramës dhe që merret me mend se janë thirrur në kabinet të ripërsërisin skemën. Një qeveri me shumë ministra të vjetër, që premton të vijojë vjedhjet dhe që po kërkon tek Gramoz Ruçi një tjetër hipotekë parlamentare për abuzimin ndaj buxhetit të shtetit, është leximi me projeksion anakronik i seancës së sotme plenare. Legjislatura e re po nis me lajmin e keq se po tentohet të riciklohet Vjedhja e Vjetër dhe rrezikon të shndërrohet në një betejë të përditshme, ku PS s’ofron asgjë përveç ofertës së hajdutërisë dhe të tjerëve që duhet të qëndrojnë jo veç përballë hajdutit, por edhe përballë kriminelit që përfiton prej hajdutërisë me firmë qeveritare

Shqipëria në vitin 2017 ndodhet çuditërisht në një udhëkryq. Partia Socialiste në pushtet e drejtuar nga një palaço si Edi Rama do të qeverisë vendin me një kabinet të vjetër, të formësuara në llogoret e Surrelit, që ndryshe nga kursi evropian premton të të vijojë vjedhjet e të mos shkëputet për asnjë moment nga bandat e krimit e drogës. Vendin nga njëra anë e pret traseja gjysmë e shtruar që e drejton për në BE dhe që mund të rregullohet me punë rezultative dhe garantimin e institucioneve demokratike e shtetit të së drejtës. Nga ana tjetër e kanë marrë peng pikërisht ithtarët e diktaturës Edviniste, të cilët mbi binomin krim-drogë do të shkatërrojnë aspiratat evropiane dhe do të hipotekojnë abuzimin me pushtetin falë vendimit për t’i dorëzuar çelësat e udhëheqjes në duart e ish-ministrit të Brendshëm të kohës së komunizmit, Gramoz Ruçi. Edi Rama prej disa ditësh ka lajmëruar se rrugën europiane të Shqipërisë do ta shtrojë shoku Gramoz, pasi ai përfaqëson për “rilindasit” një personazh të bekuar nga Enveri dhe Ramizi. Pinjollët e komunizmit më shumë se kurrë po fitojnë terren, duke u ulur në poste tepër të rëndësishme të shtetit shqiptar, ndërsa vetë Edvini, i biri i Kristaqit preferon që fatin e demokracisë dhe pluralizmit t’ia lejë në dorë politikës së të shkuarës. Kështu legjislatura e re, është bekuar nga Edvini për të nisur me taktikat e vjetra të vjedhjes së shqiptarëve dhe rrënimit të shtetit, teksa hajdutë të certifikuar si Arben Ahmetaj, Ditmir Bushati dhe Lindita Nikolla janë rishpërblyer për kontributet e tyre negative dhe i kanë premtuar shefit të tyre se do të kujdesen në detaje për ta bërë të lumtur me supervjedhje të taksapaguesve shqiptarë. Shqiptarët e ngratë të gllabëruar nga të babëziturit sahanlëpirës të Edvinit në këtë katër vjeçar do të duhet të jetojë mes rritjes ekstreme të varfërisë, papunësisë, çmimeve, taksave dhe aktiviteti kriminal, sepse për filozofinë “Rilindase” pushteti është një lopë që duhet mjelë deri në pikën e fundit të qumështit. Ndërkohë nga fronti “rilindas” risitë janë shuar dhe asgjë e re nuk duket në horizont, veç paturpësisë së shfaqur nga Edvini kur deklaroi dje se është i gatshëm të poshtërojë qindra mijëra viktima që përjetuan kalvarin e persekutimit, dhunës, torturave mizore, burgosjes, internimit dhe ekzekutimit, duke propozuar dhe votuar në nisje të sesionit të ri Parlamentar, Gramoz Ruçin si kreun e ri të Kuvendit. Teksa Shoqata e të Përndjekurve ka paralajmëruar protesta për të kundërshtuar këtë vendim fyes, edhe forcat opozitare janë rreshtuar kundër këtij akti fyes për popullin shqiptar. Pavarësisht zërave kundër Edvini duket i patrembur në nismën e tij për të legjitimuar dorëzimin e pushtetit tek xhelatët e sistemit diktatorial. Kryeministri i drogës dhe i krimit nuk nguron kështu në asnjë çast të dëshmojë se e adhuron sistemin që mbajti peng zhvillimin e Shqipërisë dhe kreu qindra e mijëra krime e trajtesa çnjerëzore. Edvini e ka vulosur në mendjen e tij se ai si trashëgimtar i nomenklaturës Hoxhiste, duhet të ruajë trashëgiminë duke përdorur figurën e shokut Gramoz në funksion të ripërsëritjes së arrogancës së regjimit të vjetër. Ruçi si Sekretar i Parë i Partisë së Punës në Tepelenë dhe ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e Ramiz Alisë për vite me radhë vijoi të mbetet garancia e hipotekës enveriste në krye të grupit parlamentar socialist, ndërsa me qeverinë “Rama2” krenarisht do të drejtojë Kuvendin. Emërimi i tij si Kryetar i Kuvendit, së bashku me zhdukjen e Ministrisë së Integrimit, janë dy sinjale të qarta të dhëna nga qeveria e re e Ramës ndaj Bashkimit Evropian. Me shokun Gramoz do të ketë më pak përqendrim në rrugën drejt anëtarësimit në BE, dhe një përqendrim më të madh në vendosjen e një shteti të qendërzuar rreth një udhëheqësi autokrat, ndërsa kjo rigjenerimi i kësaj figure politike, të cilët i refuzohet hyrja në SHBA prej vitesh tashmë, është edhe një shenjë se politikat e kanabisit do të jenë në duar të sigurta. Në lumin e të gjitha përpjekjeve të Ramës për të “rilindur” filozofinë shtet drejtuese të etërve të tij, shpresa e vetme për shpresa e vetme për ekzistencën e institucioneve demokratike në Shqipëri vijon të mbetet Partia Demokratike, që ka premtuar opozitë konstruktive dhe bindëse, por edhe të gjithë protestuesit që do të kundërshtojnë zgjedhjen e Ruçit në krye të Kuvendit.

1 Koment

  1. Z. B. SHBA

    10/09/2017 at 21:39

    Ky eshte krimineli me I madh qe ka vendi, I instruktuar nga Ruci, si eksponenti anti shqiptar, I stervitur per disa vjet ne koridoret dhe dhomat e asfalise greke, ku pas ketij amaneti te tyre, Shqiperia do ndahet ne mes, jugu, ku dhe shumica jane enveriste te terbuar, te edukuar me cilesite e hajduterise dhe vrasjeve, kontrabandave dhe mashtrimit, sondazhe te bera dhe nga institucione nderkombetare, do t’i bashkohet shtetit grek, kurse pjesa veriore se bashku me Kosoven, endres shekullore te Serbise, ky eshte plani Rama, Vucic, Papandreu, Micotaqis, po nuk e kuptojme se cfare do behet me patriotet shqiptare te KOSOVES dhe krahinen e CAMESISE, apo e vendos Sh. Idrizi me Rucin dhe Ramen. Do t’ia bejme mishin copa-copa po e menduan kete gje e jo pastaj po vepruan, ne kazanin e ziftit do perfundojne, se mjaft na I thithen gjakun, kur ta shohin veten atje ku nuk ia pret mendja, do thone: mjaft se do ikim, beni cfare te doni. Deri ketu ka ardhur urrejtja ndaj tyre, te rine urte, se nuk I fal me njeri, ka humbur durimi, mos kujtojne se njerezit flene gjume, I madh dhe I vogel do ngrihen kundra tyre. Urojme t’i vije mendja ne vend, se nuk te fal askush per pronen e vet dhe per dinjitetin, nuk duam t’ia dime me se kush je.

Lini një përgjigje

Cancel reply

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>