Sot sekretarja e Saimir Tahirit do “fitojë” konkursin në DAP

Shikoni si nëpërkëmbet administrata me konkurse fiktive

Në vitet e rilindjes, administrata shtetërore pësoi një deformim të llahtarshëm. Të gjithë militantët e Partisë Socialiste fituan bindshëm “konkurset” e Departamentit të Administratës Publike. Ky i fundit u kthye në një xhep partiak që shkelmoi çdo gjë pozitive që kish arritur administrata deri këtë kohë. DAP nuk la subjekt partiak pa çuar në administratë, duke e politizuar këtë si asnjëherë tjetër si dhe duke e bërë fare pak profesioniste, por ushtare të partisë.

Tani që është fundi, në administratë nuk rrihet dot pa qoka e pa shërbime të fundit. Konkretisht, Saimir Tahiri duke dyshuar se Fatmir Xhafaj do sjellë të besuarit e tij, mendoi t’i rrisë gradën e statusit të nëpunësit civil njerëzve të afërt të tij. Sekretarja, Silena, njeriu më i besuar i Tahirit, një militante me banim të sotëm në Njësinë Bashkiake nr.2 në Tiranë, që prej një viti merr rrogën në Drejtorinë Juridike pa punuar asnjë sekondë në këtë drejtori. Mamaja e Silenës punon financiere në Policinë e Shtetit, sepse Tahiri e ka kthyer policinë në një përdhe politike të partisë.

Meqë Tahiri do largohet, ka menduar për një qokë të fundit për të besuarën e tij. Në bashkëpunim me DAP-in, sot ora 11.00, do organizohet një procedurë qesharake, sekretarja e Tahirit do “fitojë” në pozicionin përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve Juridike, në Drejtorinë Juridike dhe Përafrimit të Legjislacionit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Mbështetëse, në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Për të qenë në rregull nga ana formale është gjetur Idriti si figurant i këtij konkurs fals. Silena përveçse një militante, nuk di të bëjë punë tjetër përveçse lëvdatave të llojit “ministriqëduam” që shpesh ajo dhe shoqet e saj hedhin në drejtim të shefit të partisë së Tiranës. Silena akoma nuk e ka mësuar se demonstrimi i bindjeve politike në pozicionin e ri të punës që i ka besuar partia është i ndaluar me ligj. Këtë sepse në mjedisin ku është rritur jo profesionalisht por politikisht, vetëm për ligj nuk flitet. Sot është një rast i mirë të shohim se si do deklarojë DAP-i fituesin e konkursit dhe sa pikë do t’i japë Silenës. Nuk po ia themi pikët që do i vendosin se dihen këto, por është e sigurt se ajo nuk ka as përvojën e duhur për këtë pozicion pune dhe as përshtatshmërinë në një detyrë që bota përzgjedh “pleqtë” profesionistë e jo militantët e njomë të dala nga organizatat e lagjeve dhe që të vetmen punë që bëjnë është ajo e hedhjes së lëvdatave ndaj shefit. Rroftë rilindja! “Nëpunësitqënukduam”.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>