Spiralja edviniste e krimit /Mandati i Prengës i shkon të burgosurit Kastriot Pirolit

rama

Kuvendi miraton me 118 vota pro heqjen e imunitetit të Armando Prengës, “i hapet rrugë zyrtarisht arrestimit”

 

 

 

Me 118 vota pro dhe 1 kundër Kuvendi i Shqipërisë miratoi heqjen e imunitetit të deputetit socialist Armando Prenga dhe nxjerrjen e tij para drejtësisë pas masakrës në Laç, ku nga të shtënat me armë prej këtij deputeti mbetën të plagosur katër persona. Prenga nuk ishte në sallë në momentin e votimit, pavarësisht se ishte njoftuar për të marrë pjesë në seancë. Ndërkohë vota kundër ishte ajo e deputetit Omer Mamo, PDIU. Ndërkohë, votimi që çoi para drejtësisë Armando Prengën nuk u parapri nga leximi i raportit të Këshillit të Mandateve mbi kërkesën e prokurorisë, ndërsa opozita kërkoi të publikonte qëndrimin e saj. Me votimin e 7 shtatorit Kuvendi i Shqipërisë shënoi një rekord, atë të nisjes së sesionit parlamentar, duke i dhënë leje prokurorisë të arrestojë një prej deputetëve të tij, i arrestuar në flagrancë nën tre akuza. Por ajo çka mund të themi është se nëse Armando Prenga dënohet nga Gjykata, mandati i tij duhet t’i shkojë Kastriot Pirolit. Piroli është ish –drejtori i Hipotekës që aktualisht është në burg, pra nuk mund ta marrë mandatin. Sipas kodit zgjedhor, mandati i Prengës i kalon LSI-së sepse lista e Partisë Socialiste mbaron.