Hysaj feston jubileun, rrugëtimi i kampionit shqiptar të Napolit

Hënë, 09 Prill 2018 11:04

Elseid Hysaj për herë të parë në Serie A luajti në vitin 2014. Nga atëherë shumë gjëra kanë ndryshuar. Empoli i Mauricio Sarri-t i mahniti të gjithë me lojën e zhvilluar dhe tekniku italian fitoi besimin e De Laurentiis, që i dha drejtimin e Napoli-t. Të njëjtën rrugë bëri edhe Hysaj, për të cilin niste një etapë e re në karrierë. Europa League dhe Champions me napoletanët, ndërsa sivjet po lufton për titullin kampion.

Sigurisht që edhe në aspektin financiar Hysaj tani përfiton ndjeshëm më shumë, madje në kontratën e tij ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh për klubet jashtë Italisë që e duan. Janë lakuar shumë klube: Manchester United, Bayern Munchen, Juventus, Arsenal dhe Chelsea, por mund të rinovojë deri në vitin 2023 me Napoli-n. Në krahun e djathtë është “zot” dhe ka bërë që Maggio të jetë një alternativë kur shkodranit i duhet të pushojë.

Në pozicionin e tij është ndër më të mirët në Europë, ndaj edhe numri i ndeshjeve që ka zhvilluar nuk është i vogël. Ende nuk është mbyllur sezoni i tretë me të kaltrit dhe tashmë ka shkuar në kuotën e 100 ndeshjeve. Ndaj Chievo-s dje ishte ndeshje jubilare. Hysaj është lojtari i 122-të në historinë e Napolit që regjistron numër paraqitjesh me tre shifra. Mbrojtësi është vetëm 24 vjeç dhe është nën kontratë deri në qershor të vitit 2021.

Ndeshja e parë në Serie A me Napoli-n ka qenë ajo e 28 gushtit 2015, kur të kaltrit u mposhtën nga Sassuolo me rezultatin 2-1. E niste si mbrojtës i majtë, për shkak të probleme që kishte ekipi, ndërkohë që me të kaluar në krahun e tij të gjithë e kuptuan se 6 milionë eurot e shpenzuara për ta blerë nga Empoli ishin një investim i sigurt. Napoli i ka marrë frytet, madje nëse vendos ta shesë do të përfitojë goxha në aspektin financiar. E vetmja gjë që i mungon Hysajt në këto 100 ndeshje është... një gol.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Tokat pa zot, fermerët në Gjirokastër nuk kanë certifikatë pronësie

Aktualitet

Tokat pa zot, fermerët në Gjirokastër nuk kanë certifikatë pronësie

Mijëra fermerë në të gjithë qarkun e Gjirokastrës nuk kanë një certifikatë pronësie për tokën që kanë në përdorim. Që prej vitit 2008 në të gjithë territorin me 7 bashki...

​Shaqiri flet për debutimin në Champions për Liverpool: Çfarë atmosfere mahnitëse

Sport

​Shaqiri flet për debutimin në Champions për Liverpool: Çfarë atmosfere mahnitëse

Mesfushori i Zvicrës me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, e shijoi për herë të parë stadiumin e Liverpoolit, Anfield, në një ndeshje të madhe në gara evropiane dhe mbeti mjaft i...

Kompanisë Air Albania i mungojnë 29,8 milionë euro kapital

Aktualitet

Kompanisë Air Albania i mungojnë 29,8 milionë euro kapital

Të premten e shkuar, Kryeministri Edi Rama inauguroi udhëtimin e parë të kompanisë ajrore shqiptare Air Albania, projekt i Kryeministrit Rama nën kujdesin e Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan. Ngjarja u...