ARGJENTINA HUMB 6-1,“DËNOHET” MESSI

Premte, 30 Mars 2018 13:56

Ish-kolegët fajësojnë Messin për humbjen 6-1 me Anglinë. Hugo Gatti, thotë se nqs do kishte qenë Cristiano Ronaldo në vend të Lionel Messi-t do kishte luajtur edhe me dhimbje. Ylli i Barcelonës nuk u aktivizua në të dyja ndeshjet e kombëtares së tij gjatë pushimit ndërkombëtar, duke mos marr pjesë as në fitoren 2-0 ndaj Italisë, as në humbje 6-1 me Spanjën.

Jorge Sampaoli pranoi se skuadra e tij ishte “bombarduar” gjatë një nate për t’u harruar në Madrid, me Messin e detyruar ta shikonte ndeshjen nga tribuna, si tifoz, përpara se ta linte “Ëanda Metropolitano” para mbylljes së lojës. Ish-portieri i Argjentinës, Gatti, beson se pesë herë fituesi i “Topit të Artë” duhet të merrte pjesë, pavarësisht problemeve të tij muskulare, Ronaldo, kurrë nuk do të kishte qëndruar jashtë detyrës nga një problem i lehtë. Gatti tha: “Messi duhej të kishte luajtur. Njerëzit donin ta shihnin. Ronaldo do ta kishte bërë këtë”.

Gatti vazhdoi: “Unë nuk mendoj se Messi është ai që e bën ekipin, nuk besoj në këto gjëra”. Argjentina, prapseprap, do të mbështetet shumë në kapitenin e vet kur të shkojë në Rusi, këtë verë. Shresa e tyre e vetme për tu shpallur kampion të këtij botërori mbështetet tek gjendja e Mess-it, për të siguruar dëshirën e një kombi për nderime ndërkombëtare në epokën moderne.

Modifikuar më Diel, 01 Prill 2018 11:52

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it

Bota Shqiptare

Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it

Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, u shpreh optimist se Kosova nga nesër do të jetë anëtare e organizatës policore ndërkombëtare - INTERPOL. "Vota pro është...

LAJM I FUNDIT/ Kërkohet dorëheqja e deputetit të PS, fyeu fëmijët autikë

Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Kërkohet dorëheqja e deputetit të PS, fyeu fëmijët autikë

Ndaj gjuhës fyese të deputetit socialist Alket Hyseni kundrejt autikëve ka reaguar edhe drejtuesja e fondacionit “Down Syndrome Albania” Emanuela Pepkola Zaimi e cila ka kërkuar dorëheqjen. “Alket Hyseni jepni dorëheqjen”...

5 vjet pa Sokol Olldashin, Basha status të veçantë

Politikë

5 vjet pa Sokol Olldashin, Basha status të veçantë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka përkujtuar ish-ministrin dhe deputetin demokrat Sokoll Olldashi në 5-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. kryetari i PD-së Lulzim Basha, e kujton përmes një mesazhi...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!