UEFA dënon me 2 vjet Jashanicën, Skënderbeu: Çështjen do ta çojmë në CAS

Tuesday, 12 June 2018 19:57

Skënderbeu merr një tjetër penalitet, pas dënimit me 10 vite përjashtim nga kompeticionet europiane. Mbrojtësi Kosovar Bajram Jashanica ka rezultuar pozitiv në testin anti-doping pas ndeshjes kundër Young Boys në Europa Ligë. 

Jashanica do të lihet jashtë fushave të blerta deri në shkurt të vitit 2020. Menjëherë pas publikimit të lajmit se Komisioni i Apelit ka lënë në fuqi dënimin 2-vjeçar për Bajram Jashanicën, për çështjen e dopingut, ka reaguar edhe klubi i Skënderbeut. 

Korçarët njoftojnë se pavarësisht argumenteve për uljen e sanksionit UEFA nuk i ka dëgjuar dhe se kjo çështje do të shkojë në CAS.

Më poshtë, edhe reagimi i plotë:

Komisioni i Apelit i UEFA-s vendosi lënien në fuqi të masës disiplinore “pezullim nga aktiviteti” për një periudhë 2-vjeçare për lojtarin e KF Skënderbeut, Bajram Jashanica.

Pavaresisht argumenteve dhe dëshmive të dhëna në seancë gjyqesorë nga ana e lojtarit dhe personave të tjerë të lidhur me çështjen, organi juridik vendosi mospranimin e kërkesës të paraqitur nga Bajram Jashanica për uljen e sanksionit.

Bëjmë me dije se aktualisht, palët janë në pritje për disponimin nga ana e Komisionit të Apelit të UEFA-s të vendimit integral, i cili do të ankimohet në CAS.

KF Skënderbeu i ka ofruar lojtarit të gjithë mbështetjen e mundshme gjatë kësaj periudhe të vështirë për të dhe beson se masa disiplinore është disproporcionale me rrethanat e ngjarjes dhe me shkallën e përgjegjësisë të Bajram Jashanica.

Për këtë arsye, në çdo formë dhe me të gjitha mjetet në dispozicion, do të kërkojmë vendosjen e një mase disiplinore më të ulët, për garantimin e vijueshmerisë së karrierës të lojtarit tonë.

Zyra për Shtyp,

KF Skënderbeu

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Foto/ Kush është Edi Lika, shoferi i kamionit ku u kapën dy “Toyota Yaris” me 3.4 mln euro

Aktualitet

Foto/ Kush është Edi Lika, shoferi i kamionit ku u kapën dy “Toyota Yaris” me 3.4 mln euro

Personi që shihni në foto quhet Edi Lika dhe është shoferi i kamionit me makina, ku qëndronin edhe dy “Toyota Yaris” brenda të cilave u gjetën 3 milionë e 470...

Italia synon të vendosë një milion makina elektrike në rrugë

Aktualitet

Italia synon të vendosë një milion makina elektrike në rrugë

Qeveria populiste në Itali, po planifikon të vendosë rreth 1 milion makina në të gjithë rrugët e Italisë. Koalicioni Italian ka si synim të vendos një “reduktim të përdorimit të...

Investimet e huaja – TAP dhe Statkraft dominojnë edhe për tremujorin e parë

Aktualitet

Investimet e huaja – TAP dhe Statkraft dominojnë edhe për tremujorin e parë

Dy projektet madhore të investimit në sektorin energjetik dominuan investimet e huaja direkte edhe në tremujorin e parë të vitit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet në energji...