Zbulohet një fotografi e paparë deri tani e Lionel Messit (FOTO)

E mërkurë, 13 June 2018 09:45

Lionel Messi është ylli i një artikulli në revistën speciale “El Patriota”, e publikuar nga gazeta argjentinase “La Nacion” për ta festuar nisjen e Kupës së Botës në Rusi.

Ylli i Barcelonës flet për gjithçka në këtë artikull, i cili është shkruar në vetën e parë, nga fëmijëria e tij, te Kupa e Botës dhe te ftesat e hershme për të luajtur për Argjentinën.

Por, ajo që veçohet në këtë artikull është një fotografi e publikuar ekskluzivisht nga albumi i familjes së Messit – një fotografi e paparë më herët nga fëmijëria e tij në Rosario.

Në fotografi, Messi është vetëm disa vjeç dhe shihet me gjyshen dhe nënën e vet. Është një fotografi e një Messi të ri me syze e shkrepur në një kohë kur askush nuk do të kishte mundur ta parafytyronte se çfarë do të pasonte më pas...messi-junto-abuela-madre-1528796343350_1528874752-2203668.jpg

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

E paprecedentë, Zyra e Punës, sorollat dhe nuk regjistron punëkërkuesit nga Kamza

Aktualitet

E paprecedentë, Zyra e Punës, sorollat dhe nuk regjistron punëkërkuesit nga Kamza

Vetëm nga muaji shkurt deri në muajin shtator Shërbimi Social Shtetëror ka refuzuar nga skema e ndihmës ekonomike 1061 familje me motivacionin: “Nuk janë paraqitur tek Zyra e Punës si...

Gjysma e popullsisë në botë jeton me 5.5 dollarë në ditë

Aktualitet

Gjysma e popullsisë në botë jeton me 5.5 dollarë në ditë

Pavarësisht përparimit në zvogëlimin e varfërisë ekstreme, gati gjysma e popullsisë në botë jeton me më pak se 5.50 dollarë në ditë, duke shënuar rritje të të varfërve në vendet...

Rusia kërkon nga Brukseli t’i bëjë presion Kosovës për zbatim të marrëveshjeve me Serbinë

Bota Shqiptare

Rusia kërkon nga Brukseli t’i bëjë presion Kosovës për zbatim të marrëveshjeve me Serbinë

Ministria e Jashtme ruse i ka bërë thirrje Brukselit që t’i bëjë presion Kosovës për të zgjidhur situatën në vend, ka thënë Zëvendësministri i Jashtëm rus, Alexander Grushko. “Brukseli duhet t’i...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!