Botërori/ Kur flamuri i kombëtares kthehet në tatuazh

E mërkurë, 13 June 2018 13:36

Aron Gunnarsson është kapiteni dhe lideri i Islandës në Euro 2016. Gunnarsson ishte ai që bëri të famshme thirrjen “Uh” të tifozëve në atë eveniment dhe Islanda fitoi zemrat e miliona tifozëve dhe ishte po ai që mori refuzimin e Cristiano Ronaldos për të shkëmbyer fanelën me të.

Gunnarson do të jetë edhe në Botërorin e Rusisë ku Islanda e tij do të kërkojë të shkaktojë një tjetër befasi si në Francë. Ishte një dëshirë e fortë e tij dhe punoi shumë për t’u riaftësuar nga dëmtimi i pësuar në gju dhe operacioni i kryer në Katar.

Pjesëmarrja në Kupën e Botës u kthye në një fiksim për të, fiksim që u shndërrua në një tatuazh që i mbulon pothuajse të gjithë shpinën dhe që fotografohet shpesh nga futbollistët e tjerë të përfaqësueses islandeze.

Kapiteni pozon dhe e tregon me kënaqësi këtë tatuazh ku është flamuri i Islandës i rrethuar nga figura mitologjike të këtij vendi që quhen Landvaettir dhe që si simbole kanë një dragua, një shqiponjë, një gjigant dhe një dem; të gjitha të pikturuara në lëkurën.

Modifikuar më E mërkurë, 13 June 2018 13:52

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Çfarë ndodh me rrjetet sociale të një njeriu kur ai vdes?

Aktualitet

Çfarë ndodh me rrjetet sociale të një njeriu kur ai vdes?

Vdekja e një personi të dashur ka qenë gjithnjë një moment i vështirë, por me rritjen e internetit dhe platformave të mediave sociale, familjet tani duhet të përballen edhe me...

FOTO/ Klea Huta xheloze për Elgitin, ja sa ashpër i përgjigjet fanses

Show-biz

FOTO/ Klea Huta xheloze për Elgitin, ja sa ashpër i përgjigjet fanses

Klea Huta është pyetur nga fansat në Instagram se pse ajo zgjodhi Elgit Dodën. Por përgjigja që ka dhënë Klea na ka bërë të dyshojmë se ajo është shumë xheloze...

Grabitet banesa e prindërve të ministrit të Brendshëm të Italisë Matteo Salvinit

Globi

Grabitet banesa e prindërve të ministrit të Brendshëm të Italisë Matteo Salvinit

Banesa e prindërve të ministrit të Brendshëm italian Matteo Salvinit ka rënë pre e grabitësve. Ngjarja ndodhi në lagjen Giambellino në Milano dhe sipas raportimeve të mediave italiane, hajdutët përfituan...