Zhvillimet/ Basha dhe Memushaj mund të luajnë bashkë

E mërkurë, 13 June 2018 15:35

Merkato e transferimeve mund të bëjë bashkë edhe lojtarë të Kombëtares, siç ka ndodhur në sezonin e shkuar me dyshet Memushaj-Gjimshiti dhe Aliji-Llullaku. Ledian Memushaj dhe Migjen Basha u përfolën se mund të bëheshin bashkë te Bari. Mirëpo, në janar, nuk u realizua.

Mediat italiane bëjnë me dije se tashmë mund të jetë Salernitana që do t’i bëjë të dy në një skuadër. Mesfushori i Barit është në skadencë të kontratës dhe paga e tij është rreth 300 mijë euro në sezon.

Ndërsa, për Memushajn Benevento kërkon të paktën 500 mijë euro. Dy futbollistët e Kombëtares janë mesfushorë që mund të përshtaten në disa skema loje dhe mund të mbulojnë lehtësisht disa role në skema të ndryshme. Secili prej tyre ka eksperiencë të gjatë në Serinë B italiane dhe ambientimi në kampionat nuk vihet në diskutim.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

"Mjeshtër i Madh", dekorohet pas vdekjes rekordmeni i atletikës Sadik Demiraj

Aktualitet

"Mjeshtër i Madh", dekorohet pas vdekjes rekordmeni i atletikës Sadik Demiraj

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar pas vdekjes me titullin “Mjeshtër i Madh” rekordmenin e atletikës Sadik Demiraj. Demiraj u vlerësua sot gjatë një ceremonie nga Meta për kontributin e njohur shumëvjeçar...

Nis revolucioni kundër Zuckerberg, investitorët kërkojnë ta largojnë

Globi

Nis revolucioni kundër Zuckerberg, investitorët kërkojnë ta largojnë

Investitorë e mëdhenj publikë kanë mbledhur këshillin e administrimit për të përcaktuar rolin e ri presidentit të Facebook-ut, që do të jetë i çliruar nga kundërshtitë që kanë përfshirë kohët...

Një ditë pas dorëheqjes së Kotzias, zbardhet telefonata Trispras-Zaev

Globi

Një ditë pas dorëheqjes së Kotzias, zbardhet telefonata Trispras-Zaev

Një ditë pas dorëheqjes së ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias, mediat greke kanë zbardhur telefonatën që ka bërë kryeministri Alexis Tsipras me homologun e tij Zoran Zaev. Ky i fundit...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!