FIFA: Ja sa bileta janë shitur për 64 ndeshjet e “Rusi 2018”

E mërkurë, 13 June 2018 18:19

Tifozët amerikanë kanë blerë më shumë bileta të Kupës së Botës se çdo vend tjetër, edhe pse përfaqësuesja e SHBA-së nuk arriti të kualifikohej në turneun më të rëndësishëm futbollistik.

Të dhënat e publikuara nga vetë FIFA tregojnë se në total janë shitur 2.4 milionë bileta për këtë kompeticion, ku do të zhvillohen 64 ndeshje.

Në fillim të kësaj jave, ishin 871 797 bileta që iu shitën tifozëve, nga të cilat rreth 90 mijë u blenë nga amerikanët që nga muaji shtator.

Pas SHBA-së, numri më i lartë i biletave të shitura të Botërorit është shënuar në Brazil, vendi i skuadrës 5 herë kampione të botës, me 72512 bileta. Më pas vijnë Kolumbia, Meksika, Argjentina dhe Peruja.

Ndërsa në vendin e kampionëve të botës, Gjermani, numri i biletave të shitura arriti në 62541.

Në dhjetëshen e vendeve ku janë shitur më shumë bileta janë edhe Kina, Australia, Polonia, Suedia e Danimarka.

Ajo që të bën përshtypje është se në Angli, vendi që dallohet për tifozëri të zjarrtë, janë shitur vetëm 32 mijë bileta për shkak të frikës që ekziston për shfaqjen e dhunës dhe abuzimeve raciste në Rusi.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Emri i Maqedonisë, Kuvendi miraton nismën për ndryshimet kushtetuese

Bota Shqiptare

Emri i Maqedonisë, Kuvendi miraton nismën për ndryshimet kushtetuese

Me 80 vota pro Kuvendi miratoi nismën për ndryshimet kushtetuese. Në fillim të seancës deputetë e VMRO-së kërkuan që të votohet në mënyrë individuale. Edhe përkundër votimit me 80 vota PËR...

“Po pse nuk e legalizon kanabisin?!” Rama përgjigjet dhe nxjerr zbuluar veten

Aktualitet

“Po pse nuk e legalizon kanabisin?!” Rama përgjigjet dhe nxjerr zbuluar veten

Rasti i fundit i legalizimit të kanabisit ka qenë ai në Kanada dhe “suksesi” ka qenë aq i madh saqë “malli” nëpër dyqane ka përfunduar shumë më shpejt se rradha...

Lojërat e fatit u tatuan më pak se ushqimet

Aktualitet

Lojërat e fatit u tatuan më pak se ushqimet

Aktivisti i shoqërisë civile Besjan Pesha i ftuar në "Ekopolitikë" në Ora News tha se qeveria duhet ta mbyllë plotësisht aktivitetin e basteve edhe online, në të kundërt sipas tij...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!