Botërori/ SHBA dhe Britania paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Rusi...

E Enjte, 14 June 2018 09:35

Zyrtarë të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë së Madhe i paralajmëruan tifozët e futbollit që udhëtojnë në Rusi për Kampionatin Botëror, se telefonat e tyre celularë dhe kompjuterët mund t’iu piraterohen nga spiunët kibernetikë.

William Evanina, drejtor i Qendrës Kombëtare të Kundërzbulimit dhe Sigurisë në SHBA, tha se në Rusi, edhe njerëzit që besojnë se janë të parëndësishëm, mund të jenë në shënjestër të hakerëve.  “Kushdo që udhëton në Rusi për të marrë pjesë në Kupën e Botës, duhet të jetë i vetëdijshëm për rreziqet kibernetike”, tha përmes një deklarate Evanina.
“Nëse planifikoni të merrni me vete një telefon celular, laptop ose pajisje të tjera elektronike, kujdes, çdo e dhënë në këto pajisje mund të arrihet nga Qeveria ruse ose kriminelët kibernetikë”, tha ai.
Evanina është përgjegjës për agjencinë që vlerëson kërcënimin ndaj Shteteve të Bashkuara nga spiunazhi i huaj dhe spiunazhi kibernetik. Ai tha se njerëzit që marrin pjesë në Kupën e Botës, e cila nis të enjten, duhet të mos marrin pajisje që nuk i kanë të domosdoshme.
Në pajisjet që marrin me vete, njerëzit duhet ta heqin baterinë kur nuk i kanë në përdorim, tha Evanina.
Sipas tij, më të rrezikuar janë zyrtarët e korporatave dhe të qeverisë. Agjencia Reuters citoi një tjetër zyrtar amerikan të ketë thënë se Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike në Britani tha përmes një deklarate se është duke “ofruar këshilla të ekspertëve të sigurisë kibernetike për Shoqatën e Futbollit, përpara udhëtimit të saj drejt Rusisë”.
Eksperti privat i sigurisë kibernetike, Patrick Wardle, tha për Reuters se paralajmërimet e zyrtarëve janë “këshilla vërtet të mirë”. “Kur unë udhëtoj në Rusi, marr me vete pajisje që digjen, kështu që nëse ato piraterohen, nuk ka rëndësi”, tha Wardle. Pajisjet që digjen, blihen zakonisht për përdorim të përkohshëm dhe pastaj hidhen.
Agjencitë e Shtetve të Bashkuara kanë lëshuar paralajmërime të ngjashme edhe përpara ngjarjeve të tjera ndërkombëtare sportive, përfshirë Olimpiadën Dimërore që është mbajtur në muajin shkurt në Korenë e Jugut, afër kufirit me Korenë e Veriut. / REL

Modifikuar më E Enjte, 14 June 2018 10:12

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Serbët problematikë në Kupën e Botës, çfarë ndodh

Sport

Serbët problematikë në Kupën e Botës, çfarë ndodh

Meksika dhe Serbia janë gjobitur me nga 10 000 franga zvicerane (10 038 dollarë) për sjelljen e tifozëve të tyre në Kupën e Botës në Rusi, njoftoi FIFA. Një komision disiplinor...

Shkon në zyrë për të punuar, kryeministrja sjell në jetë vajzën e parë

Globi

Shkon në zyrë për të punuar, kryeministrja sjell në jetë vajzën e parë

Kryeministrja e  Zelandës së Re Jacinda Ardern ka lindur fëmijën e saj të parë, një vajzë që peshon 3.31 kg. Ardern është udhëheqësja e dytë në historinë modern që lind...

VIDEO/ Franca e mbyll pjesën e parë me fitore përballë Perusë

Sport

VIDEO/ Franca e mbyll pjesën e parë me fitore përballë Perusë

Është mbyllur pjesa e parë ndërmjet Francës dhe Perusë e vlefshme për Grupin C në Kupën e Botës. “Gjelat” po fitojnë me rezultatin 1-0 falë golit të Mbappe i cili nuk...