Botërori 2018/ Rusia e frikshme në ndeshjen e parë, “shkatërrohet” Arabia Saudite (foto)

E Enjte, 14 June 2018 19:25

Ndeshja hapëse e kampionatit më të madh të futbollit në botë pritej të ishte e balancuar dhe jo me një diferencë të madhe midis skuadrave. Por sfida takimi i zhvilluar midis Rusisë dhe Arabisë Saudite ka treguar superioritetin e vendasve që fituan thellë 5-0.

Ishte minuta e 12-ë ajo ku barazimi me shifra të bardha u thye, moment ku sfida u zhbllokua nga Gazinskiy që shënoi golin e parë të këtij kampionati botëror.

Pak para fundit të pjesës së parë do të vinte dyfishimi i rezultatit me protagonist Cheryshev. Në pjesën e dytë ishte po e njëjta ‘muzikë’, me Dzyuba, sërish Cheryshev dhe në fund Golovin që vulosën rezultatin përfundimtar të takimit.

Rusi 5-0 Arabia Saudite

Golat minutë pas minute

90+4′ Golovin realizon gol spektakolar me goditje dënimi, 5-0 për Rusinë

90+1′ Vjen goli i katërt për Rusinë dhe i dyti për futbollistin Cheryshev

71’ Vjen edhe goli i tretë i vendasve. Këtë herë shënues ishte Dzyuba

43′ 43’ Pas një aksioni model të Rusisë ka ardhur edhe goli i dytë me protagonist Denis Cheryshev

12′ Yuri Gazinski është golashënuesi i parë i këtij Kampionati Botëror të zhvilluar në Rusi 2018.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ja për çfarë ranë dakord Thaçi dhe Vuçiç

Globi

Ja për çfarë ranë dakord Thaçi dhe Vuçiç

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini e cila ndërmjetësoi takimin me presidentin kosovar Hashim Thaçi dhe atë serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se në takim ka pasur një...

Sulmohet komuniteti rom, 1 i vdekur, 4 të plagosur

Globi

Sulmohet komuniteti rom, 1 i vdekur, 4 të plagosur

Një person është vrarë në një sulm në një kamp të Romëve në Ukrainën Perëndimore. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës (23 qershor). Sipas policisë, një grup i maskuar i...

Aksident i rëndë në Shkodër, 5 të plagosur

Aktualitet

Aksident i rëndë në Shkodër, 5 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Sipas raportimeve të para ngjarja ka ndodhur në rrugën e Rrencit në njësinë administrative Guri i Zi. Në aksident janë...