Pas zyrtarizimit të lajmit, Ronaldo tregon çfarë i kërkoi klubit të Realit

Tuesday, 10 July 2018 18:19

Pas konfirmimit të lajmit se Cristiano Ronaldo kaloi te Juventus, ylli portugez ka publikuar letrën zyrtare që i ka dërguar drejtuesve te Real Madidit.

Nëpërmjet kësaj letre, Ronaldo ka thënë se këto vite në këtë skuadër kanë qenë më të lumturat e jetës së tij. “Kanë qenë 9 vite unike. Ishte një moment emocional për mua, plot me konsideratë por edhe të vështirë sepse Reali i Madridit është një klub shumë kërkues”, shkruan Ronaldo.

Shkrimi i plotë:

“Këto vite tek Reali i Madridit, dhe në këtë qytet, ishin ndoshta më të lumturat të jetës sime. Kam vetëm vlerësim maksimal për këtë klub, dhe për këtë qytet. Ju falenderoj të gjithëve për dashurinë dhe afeksionin që kam marrë.

Sidoqoftë, mendoj se është koha të hap një fazë të re në jetën time, dhe prandaj i kërkova klubit të pranojë largimin tim, sepse kishte ardhur koha. I kërkoj të gjithëve, në veçanti tifozëve të më kuptojnë.

Ato kanë qenë të mrekullueshëm për 9 vite. Kanë qenë 9 vite unik. Ishte një moment emocional për mua, plot me konsideratë por edhe të vështirë sepse Reali i Madridit është një klub shumë kërkues”  shkruan Ronaldo.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Kuriozitete

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Një pikturë që besohet të jetë “Tête d’Arlequin” nga Pablo Picasso e cila është vjedhur në 2012 nga Muzeu Kunsthal i Roterdamit është shfaqur në Rumani. Hajdutët morën shtatë piktura, me...

Papa fton në meshë të varfrit

Aktualitet

Papa fton në meshë të varfrit

Padrejtësia është rrënja e pandreqshme e varfërisë”, tha Papa Françesku në meshën që shënoi Ditën e Kishës Katolike për të Varfrit. Ati i Shenjtë ftoi për shërbesën në Bazilikën e...

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Aktualitet

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Moti i keq në Dardhë të Korçës po rrezikon jetën e banorëve  dhe të turistëve që kanë shkuar për të parë bukuritë e zonës. Edhe pse prej dy ditësh është dhënë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!