Kukësi nis ëndrrën e “Champions League”, ndiqeni ndeshjen Live

E mërkurë, 11 July 2018 19:47

Kukësi nisi sot aventurën në “Champions League” teksa në fazën e parë eliminatore do të ndeshet me skuadrën e Valetës.

Ndeshja po luhet në “Loro Boriçi” mes Kukësit dhe Valleta-s, e vlefshme për fazën e parë eliminatore të “Champions League”.

Ekipi i drejtuar nga Pacult do të kërkojë të mbyllë gjithçka që në ndeshjen e parë që luhet në “Loro Boriçi” ndaj maltezëve, një skuadër e cila të paktën në letër nuk konsiderohet e një vështirësie të lartë.

Për këtë takim tek verilindorët nga minuta e parë në formacion do të jetë 5 futbollistë debutues.

Komenti i ndeshjes

45′ Përfundon pjesa e parë

35′ Rasti më i pastër i takimit, teksa pas një përgjumje të mbrojtjes së Kukësit, Fontanela del i vetëm përballë Frashërit, ndërsa gjuajtja e tij është për t’u harruar.

29′ Shameti kërkon të surprizojë portierin kundërshtar, duke provuar në aventurë një gjuajtje që nga zona e verilindorëve, por portieri kundërshtar arrin të kontrollojë topin edhe pse nuk shfaq siguri.

25′ Mundësi e mirë për ekipin maltez, teksa Piçolo provon Frashërin me një gjuajtje nga krahu i majtë, por nuk ka probleme për portierin e Kukësit.

19′ Musolli krijon rastin e parë të rrezikshëm, duke i afruar golit me një gjuajte nga distanca.

15′ Aksion fantastik i futbollistëve të Valletës, që dalin me pasime të shumta nga mbrojtja e tyre në sulm, por gjuajtja e Penës devijohet nga Rrumbullaku.

10′ Kombinime të bukura mes Shkodrës dhe Plakut në krahun e djathtë të sulmit, por mbrojtësit e Valettës kanë evituar situatën e rrezikshme në portën e tyre.

5′ Minuta të mira që flasin për ekipin shqiptar. Qaqi ka goditur me kokë pas krosimit të Shkodrës, por pa shënjestruar portën e mbrojtur nga Bonelo.

2′ Ekipi maltez e kërkon menjëherë golin e avantazhit, por mbrojtja kuksiane tregon e vëmendshme për të larguar çdo top që i afrohet zonës së tyre.

1′ Ka nisur takimi në “Loro Boriçi”

Modifikuar më E mërkurë, 11 July 2018 20:56

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Grabitet në mes të ditës shtëpia e biznesmenit shqiptar

Aktualitet

Grabitet në mes të ditës shtëpia e biznesmenit shqiptar

​Një grabitje ka ndodhur këtë paradite në qytetin e Korçës nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 dhe shtëpia e grabitur i përket një biznesmeni korçar. Mësohet...

Ndalohen 50 emigrantë në Korçë, ka gra dhe fëmijë

Aktualitet

Ndalohen 50 emigrantë në Korçë, ka gra dhe fëmijë

Në Kapshticë janë kapur 50 emigrantë të paligjshëm. Nga burimet e policisë mësohet se refugjatët të cilët janë sirianë, palestinezë dhe iranianë u kapën në qytetin e Bilishtit dhe në...

23 të arrestuar për trafik droge, ka edhe shqiptarë

Aktualitet

23 të arrestuar për trafik droge, ka edhe shqiptarë

Policia greke ka asgjësuar një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës. Në pranga janë vënë 23 persona, 10 grekë dhe 13 të huaj, mes tyre shumica shqiptarë. Rrjeti vepronte në Zakynthos...