Hap fals i Kukësit në Europë, barazon ndaj modestes Valletta

E mërkurë, 11 July 2018 20:55

E përfshirë në Champions League, falë përjashtimit të Skënderbeut, skuadra e Kukësit, nënkampione e Shqipërisë ka dështuar këtë të mërkurë në objektivin për të hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit për në fazën tjetër të kualifikueseve. Ekipi verilindor nuk ka mundur dot të marrë më shumë se një barazim pa gola përballë ekipit modest të Maltës, Valletta. Një barazim që ndonëse mban ende plotësisht në lojë Kukësin, nuk i favorizon aspak për ndeshjen e kthimit.

Formacioni i vënë në lojë nga trajneri Pakult, me jo pak por pesë debutues, nuk ka mundur dot të zgjidhë situatat e krijuara, madje as zëvendësimet e realizuara gjatë lojës.  Jo vetëm që verilindorët nuk mundën dot të realizojnë golin e fitores, por në minutën e 83’ kanë rrezikuar seriozisht të ndëshkohen kur Santiago me portën gjysmë të boshatisur ka goditur rrjetën e jashtme të portës së mbrojtur nga Frashëri. Kuksianët rrezikojnë seriozisht vetëm në momentet e fundit të lojës, me një rast flagrant të kapitenit Ylli Shameti, por topi i goditur me kokë prej tij, përfundon jashtë kuadratit.

Kukësi-Valletta 0-0

Kukësi: Frashëri, Shameti, Zguro, Qaqi, Rrumbullaku, Musolli, Shkodra, Çyrbja, Melo, Dzaria, Plaku.

Trajner: Piter Pakult

Valletta: Bonelo, Borg, Camileri, Santiago, Piciollo, Pena Beltre, Zerafa, Saleh, Muscat, Alba, Fontanela.

Trajner: Danilo Doncic

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Surpriza nga Kate Middleton, para sa të martohej me princin ai kishte një super pasuri

Show-biz

Surpriza nga Kate Middleton, para sa të martohej me princin ai kishte një super pasuri

Është e lehtë të mendosh se Kate Middleton përpara se të martohej me princin William jetonte si një mbretëreshë, por në fakt nuk është fiks kështu. Si Dukesha e Cambridge, Kate...

VIDEO / Barcelona-Girona 1-0, Lionel Messi nuk ndalet

Sport

VIDEO / Barcelona-Girona 1-0, Lionel Messi nuk ndalet

Lionel Messi shënon golin e avantazhit për Barcelona në minutën e 19. 1-0 udhëheqin blaugranat ndaj Girona në Camp Nou.

Goditën barbarisht 55-vjeçaren, arrestohet njëri prej autorëve në Durrës

Aktualitet

Goditën barbarisht 55-vjeçaren, arrestohet njëri prej autorëve në Durrës

Policia në Durrës ka arrestuar 28-vjeçarin Admir Koleci, banues në Manëz pasi së bashku me dy të tjerë plagosi me mjete të forta 55-vjeçaren Qesfere Koleci për shkaqe pronësie. Ndërkohë ende...