Viktima e Erdoganit në futboll: Mesut Özil

E Enjte, 12 July 2018 08:36

A do ta braktisë Mesut Özili kombëtaren gjermane të futbollit? Edhe në Turqi atë e presin me ndjenja të përziera. Që dikur ai vendosi kundër Turqisë, këtë nuk ia kanë harruar.

Në Gjermani vazhdojnë të shqiptohen gjithnjë e më shumë kritika kundër Mesut Özil-it: fillimisht fotografia e përbashkët me Presidentin e shtetit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan. Pastaj performanca e tij e dobët gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit 2018. Por edhe në Turqi Özili ka qenë në të kaluarën shpesh objekt kritikash, sepse nuk luante për Turqinë. Lojëtar i preferuar për këtë shkak ai asnjëherë nuk ka qenë në Turqi.

Që prej 2009-ës Özili luan për ekipin kombëtar gjerman të futbollit. Në biografinë e tij "Magjia e lojës: dhe për se ke nevojë që t'i bësh realitet ëndrrat e tua" ai tregon për vendimin e tij të vështirë për të luajtur për Gjermaninë. E ëma donte që ai të luante për ekipin kombëtar turk të futbollit, i ati që të luante për ekipin gjerman. Özili dëgjoi të atin.

Kalim në një ekip turk futbolli?

Bagis Erten është gazetar sporti në gazetën Cumhuriyet. Ai tregon se vendimi i atëhershëm i Özilit që të luante për ekipin kombëtar gjerman të futbollit në vend të atij turk, solli kritika të mëdha ndaj Özilit në Turqi. Ka mundësi që Özili ta braktisë kombëtaren gjermane të futbollit dhe të luajë për një ekip futbollistik në Turqi, thotë Erten. Ai nuk e përjashton që së shpejti gazetat turke të dalin me tituj si "A nuk po gjen ekip, o Mesut?"

Shtypi në Turqi i ka ndjekur vetëm pjesërisht zhvillimet rreth Özilit, shpjegon Erten."Meqenëse në Turqi është normale që të fotografohesh me Erdoganin, bota futbollistike nuk e kuptoi se çfarë problemesh i kanë dalë Özilit në Gjermani", shpjegon ai. Mendimi personal i Ertenit: Özili duhet ta kishte menduar që më parë që një fotografi me Erdoganin, i cili kritikohet në Evropë, nuk lë përshtypje të mirë për të. Por Erteni beson se shkaku i mirëfilltë për kritikën ndaj Özilit qe performanca e tij e dobët ."Po të kishte luajtur shumë mirë Gjermania në Kampionatin Botëror të Futbollit, a do të qenë përqendruar kaq shumë te Özili? Nuk besoj".

"Dilema e gjermano-turqve"

Kenan Basaran shkruan për sportin për gazetën ditore Hürriyet. Ai kujton Ilkay Gündoganin. Edhe ai e takoi Erdoganin, por Gündogani arriti që me një deklaratë ta menaxhojë më mirë situatën. "Ndërsa Mesut Özili gjithmonë heshti. Po të besojë se e kanë trajtuar në mënyrë të padrejtë, ai duhet të qe mbrojtur", u shpreh Basaran.

"Po qe se bota e sportit në Gjermani është e mendimit se kjo fotografi nuk përshtatet me integrimin, atëherë ata nuk duhet ta kishin lënë fare Özilin që të luante për ekipin kombëtar gjerman të Futbollit."

Pra a nuk është i mundur integrimi i sportistëve gjermanë me rrënjë turke si Özili? "Që t'i japësh përgjigje kësaj pyetjeje nuk është e lehtë", shprehet Basaran nga gazeta e përditshme Hürriyet. Sportistët, familjet e të cilëve kanë emigruar nga Turqia për në Gjermani ndodhen në një dilemë të madhe midis të dyja vendeve, deklaroi ai. "Në Turqi Özilin e akuzuan se nuk luan për Turqinë. Tani e fajësojnë në Gjermani. Nuk mund ta mohosh konfliktin kulturor që përjetojnë këta njerëz."  Duran Aram Ekin

 

Modifikuar më E Enjte, 12 July 2018 08:37

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Shokues, një grua hidhet nga kati i 8 i pallati, ja ku

Aktualitet

Shokues, një grua hidhet nga kati i 8 i pallati, ja ku

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, vetëm pak minuta më parë. Një grua është hedhur nga kati i 8 i një pallati. Deri tani nuk dihen motivet e ngjarjes...

Çmenduria/ Sa kushton një kokërr vezë në Dhërmi, ja fatura

Aktualitet

Çmenduria/ Sa kushton një kokërr vezë në Dhërmi, ja fatura

Jemi në kohën kur i çmenduri i ka çmendur të gjithë. I Çmenduri i Tiranës rrit taksat dhe tarifat sipas qejfit për t’u vjedhur me koncesionarët e vet dhe të...

I nisi burrit foto hot nga hoteli, por pas saj çifti u nda për këtë arsye

Lifestyle

I nisi burrit foto hot nga hoteli, por pas saj çifti u nda për këtë arsye

Duke u përgatitur të shkonte në shtrat, një grua i dërgon burrit disa foto me SMS, por nuk e dinte se ai do shikonte një detaj që do ta bënte...