Fjalët prekëse/ Marcelo i jep lamtumirën Ronaldos: Nuk e...

E Enjte, 12 July 2018 15:52

Futbollistët e tjerë të Realit e kishin bërë me kohë, por vetëm sot, Marcelo i është bashkuar shokëve të skuadrës të cilët i kanë thënë lamtumirë Ronaldos.

Dhe sigurisht nuk kishte si të mos ishte unike ajo çfarë ka shkruar Marcelo, shoku më i ngushtë i Ronaldos te Real Madrid. Më poshtë i gjithë mesazhi i lamtumirës i dedikuar portugezit që zgjodhi Juventusin për një aventurë të re.

“Kush do ta mendonte këtë Cris! Është koha që të them lamtumirë! Betohem që nuk e kam menduar që do të vijë kjo ditë! Por asgjë në këtë jetë nuk zgjat përgjithmonë, unë shpresoj që ju do të jeni i lumtur në klubin e ri.

Kam qenë gati 10 vite pranë teje, 10 vite kënaqësi, futboll i mirë, fitore dhe humbje! Kam mësuar shumë nga ti, dedikimi yt është gjëja më e çuditshme që mund ta ketë një sportist.

Do të më mungojnë bisedat tona para ndeshjeve. Unë jam krenar që kam luajtur me ty. Kur unë do të ndalem se luajturi futboll do të ulem në bar ku do ta marr një birrë dhe do të tregoj historitë tona,”-mbyll Marcelo.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Politikë

Rama i jep kompanisë që lëvron paratë për Lindën 19 milionë euro

Një tjetër rekord i zi në ndërtimin e rrugëve dhe vjedhjen e hapur që i bëhet parave të taksapaguesve shqiptarë. Bëhet fjalë për një segment rrugor që lidh pallatin me...

Pse iku Xhafaj? Berisha: Nisi të 'kafshojë' krimin e Ramës

Politikë

Pse iku Xhafaj? Berisha: Nisi të 'kafshojë' krimin e Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’ largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Sipas tij ministri i Brendshëm iku sipas një kodi mafioz pasi...

Olsi Rama kaloi 6 herë kufirin me makinën e drogës së Xibrakës, opozita ka gati dosjen

Politikë

Olsi Rama kaloi 6 herë kufirin me makinën e drogës së Xibrakës, opozita ka gati dosjen

Vëllai i Kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama është kapur 6 herë duke kaluar kufirin me makinën e grupit të laboratorit të drogës së Xibrakës. Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publike...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!