Daliq: Anglia do të duhej ta respektonte më shumë Kroacinë

Premte, 13 July 2018 07:02

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliq ka thënë se Anglia do të duhej ta respektonte më tepër Kroacinë në prag të sfidës gjysmëfinale të Botërorit.

Kroacia arriti ta përmbyste rezultatin ndaj Anglisë, duke fituar takimin në vazhdime me rezultat prej 2 me 1 duke siguruar kualifikimin në finale të Botërorit për herë të parë në histori të shtetit, transmeton Koha.net.
Para përballjes shumë media britanike e analistë kishin sugjeruar se Kroacia ishte kundërshtari më i lehtë që Anglia do të mund ta kishte përballë në këtë fazë të Botërorit, dhe sipas Daliqit këto komente të mediave britanike e kanë motivuar ekipin e tij.
“Gjithmonë ka motivim ekstra dhe gjithmonë i respektojmë kundërshtarët tanë. Ndoshta ekipi anglez do të duhej të na respektonte më tepër, veçanërisht kur dihet se ku luajnë lojtarët tanë, por ky është futbolli dhe sporti. Ndoshta komentet në mediat britanike ishte një nga elementet që na rritën motivimin, megjithatë ishte edhe motivimi për të luajtur në finale dhe për ta bërë popullin dhe vendin tonë të lumtur”, është shprehur Daliq.
Kroacia synon ta shkruajë historinë të dielën ndaj Francës në finale, që do të ishte hera e parë për këtë kombëtare nëse arrin të shpallet kampion bote.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Duhet bashkim historik rreth PD kundër  krimit dhe korrupsionit në qeveri dhe politikë

Politikë

Duhet bashkim historik rreth PD kundër krimit dhe korrupsionit në qeveri dhe politikë

Nga Naim Hasani Dega e Partisë Demokratike në Britani të Madhe përshëndet marrëveshjen e arritur mes Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë z. Lulzim Basha dhe Kryetarit të Partisë për Drejtësi...

Bojkot mësimit në Lezhë, nxënësit e Blinishtit dhe Fishtës probleme me transportin

Aktualitet

Bojkot mësimit në Lezhë, nxënësit e Blinishtit dhe Fishtës probleme me transportin

Nxënësit e fshatrave Blinisht e Fishtë në Lezhë nuk e kanë nisur shkollën! Mbyllja e shkollave të fshatit i detyron ata që ta vijojnë shkollimin në Troshan. Por prindërit nuk i kanë...

Takim i nivelit të lartë të "Iniciativës-së-Tri-Deteve"

Globi

Takim i nivelit të lartë të "Iniciativës-së-Tri-Deteve"

Në Bukuresht zhvillohet takimi i tretë i nivelit të lartë të së ashtuquajturës Iniciativë-e-Tri-Deteve. Forumi bashkon dymbëdhjetë shtete të Evropës Qendrore dhe evropianolindore nga Baltiku në Adriatik e në Detin...