DEL SHKRESA E PARAQITUR NË UEFA, SI U MBROJT SKËNDËRBEU NË GJYQ?

Saturday, 31 Mars 2018 12:59

Korcarët i kanë paraqitur para datës 21 mars, një shkresë UEFA-s ku janë paraqitur të gjitha argumentet pse sipas tyre ky vendim nuk është bindës dhe nuk përbën prova për ta dënuar skuadrën e Skënderbeut. Më poshtë janë të radhitura, sipas shkresës origjinale, të gjitha pikat.

  1. 1. Vetëm raporti i BFDS përmban prova të shitjeve të ndeshjeve ose përfshirjen e individëve apo entiteteve.
  2. 2. Klubi thotë se procedura nuk respekton procesin sepse Skënderbeu ka nevojë të ketë akses te të dhënat, formulat, algoritmet, në të cilat BFDS dërgon rezultatet, si dhe mundësinë për të kaluar ekzaminimin e të gjithë personave të përfshirë në procesin e krijimit të raporteve të BFDS ndaj klubit.
  3. 3. Inspektori i Disiplinës vazhdimisht bën një ekstrapolim ku lidhja dhe prova mungojnë mes deklarimeve dhe fakteve jo përfundimtare në njërën anë dhe pretendimit se i padituri në fjalë lidhet me akuzën e fiksimit të ndeshjes.
  4. 4. Nuk ka një fakt të fortë ose evidentim, nuk ka një person të vetëm apo dëshmitar, nuk ka një investigim, nuk ka një akuzë penale, që e vërteton ose zbulon faktet e forta.
  5. 5. Kur pretendimi është se më shumë se 50 ndeshje janë trukuar, në premisën e gjetjeve matematikore të basteve të pazakonta ose të parregullta, tregon saktësisht se ajo nuk ka ndodhur. Nuk është reale.
  6. 6. Më pas, më datë 21 mars, është zhvilluar edhe seanca dëgjimore e palëve, ku ka qenë prezent Komisioni i Disiplinës i UEFA-s. Në raport shkruhet se para se të niste seanca dëgjimore midis UEFA-s dhe palës tjetër, atyre u është komunikuar se çdo gjë do të regjistrohej e më pas do të analizohej për të dalë në konkluzionin përfundimtar.

Pr mesa duket klubi i Skënderbeut nuk ka bindur me argumentet e tij Komisionin e Disiplinës së UEFA-s. Vendimi për mospjesëmarrje në kompeticionet europiane të Skënderbeut u publikua ditën e djeshme nga PanoramaSport.

Modifikuar më Diel, 01 Prill 2018 11:44

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Aktualitet

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me një dimër të parakohshëm, me reshjet të dendura dëbore që deri më tani ka shkaktuar të paktën 8 viktima, edhe Europa duket...

Penallti dhe Skocia e mbyll pjesën e parë me avantazhin e 2 golave

Sport

Penallti dhe Skocia e mbyll pjesën e parë me avantazhin e 2 golave

Skocia e ka mbyllur 2-0 përballjen në Loro Boriçi përballë Shqipërisë. Në minutën e 45’ ishte Fletcher ai i cili mposhti nga pika e bardhë e penalltisë portierin.

Kosova, sukses me 5 yje me Maltën

Sport

Kosova, sukses me 5 yje me Maltën

Përfaqësuesja kosovare e futbollit dominoi totalisht në transfertën e mbyllur 0-5 në Valeta kundër Maltës, në një ndeshje që i dha 3 pikë të rëndësishme në Ligën e Kombeve. Përballja në...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!