Ish-trajneri: Problemi i Brazilit është Neymar, egoizmi i tij prish lojën

Tuesday, 07 August 2018 19:53

Edhe ky botëror ishte një dështim për kombëtaren e Brazilit, ndonëse jo aq i rëndë sa ai i para 4 viteve. Siç raportohet nga AS në Brazil vazhdon të flitet ende për këtë temë, por për ish-trajnerin e Brazilit dhe trajner aktual i Cruzeiro-s Mano Menezes kjo situatë e ka një zgjidhje. Problemi quhet ... Neymar. Dhe si zgjidhet? Të bazohet loja te Gabriel Jesus, më i aftë në finalizim, sepse paradoksalisht prania e fenomenit të PSG është problematike.

 “Unë kam një teori, që mund të shkaktojë polemika. Problemi i Brazilit nuk është Gabriel Jesus, që është lojtari i fundit që ka shpërthyer gjatë viteve të fundit, por prania në sulm e Neymar. Ai e monopolizon lojën. Në një mënyrë apo tjetër topi gjithmonë përfundon tek ai dhe qëllon shpeshherë që ai nuk i ka idetë e qarta. Është egoist dhe kjo ndikon te loja e ekipit. "

Përgjigja e Menezes nuk le vend për interpretim. "Kur drejtoja ekipin kombëtar, preferoja të luaja me vetëm një sulmues për këtë arsye. Ideja ishte e të gjeturit një alternative për të zgjidhur një problem që ndodhte shpesh." Mbetet për t'u parë nëse Tite do ta dëgjojë atë kur Selecao të kthehet në fushë në muajin shtator.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ti, Profesor !...

Aktualitet

Ti, Profesor !...

- Meditime rreth portretit të kolegut tonë, Profesorit model Ali Shashai – Të dielën, më 8 dhjetor, ne të dhamë lamtumirën e fundit ty, Profesor Aliu, njeriu ynë fisnik, familiari i...

Gjermania se vë në dyshim të drejtën e Kosovës për Ushtri, por të përfshijë dhe serbët

Bota Shqiptare

Gjermania se vë në dyshim të drejtën e Kosovës për Ushtri, por të përfshijë dhe serbët

Ministri gjerman i shtetit për punë të jashtme, Niels Annen, thekson në Bundestag se Gjermania nuk e vë në dyshim të drejtën e Kosovës për Ushtri të rregullt.  Qeveria Gjermane ka...

Letra prekëse, Foto i tregon rrënjët shqiptare Thomasit

Sport

Letra prekëse, Foto i tregon rrënjët shqiptare Thomasit

Në çdo intervistë, Foto Strakosha flet me emocione për të birin dhe shpesh vihet në vështirësi. Arsyeja? E thjeshtë, është babai dhe heroi i atij që po përjeton një karrierë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!