Pas Ronaldos një tjetër madrilen shkon te Juvja

E mërkurë, 08 August 2018 16:19

Pas blerjes së Cristiano Ronaldos nga Real Madrid, Juventus tani po përpiqet për të bërë për vete edhe mbrojtësin e majtë Marcelo. Për ta bindur këtë të fundit që të bashkohet me juventinët mund të japë një “asist” edhe vetë portugezi, i cili ka marrëdhënie të shkëlqyer me brazilianin.

Për bardhezinjtë lojtari mund të jetë fitorja e merkatos, pasi Paris SG vazhdon të bëjë presion për Alex Sandron dhe Allegri mund të ketë nevojë për një mbrojtës të majtë shumë shpejt. Juve në këtë pikë do të pranonte ta shiste vetëm për një çmim te rreth 40-50 milionë Euro, që mund t’i lejonte të provonte të konkretizonte me Marcelon.

Megjithatë shihet se edhe Real Madrid do të bëjë çmos për të mbajtur lojtarin, sidomos nëse do të detyrohet të lërë Modric të bashkohet me Interin.

Por fakti që Juve arriti të marrë CR7 dhe ai ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Marcelon dhe të dy kombinojnë shumë mirë me njëri-tjetrin, me brazilianin që shpesh merr krahun e majtë në sulm dhe portugezin qe futet më në qendër për të dërguar topin në rrjetë. Gjithsesi, në Torino po e marrin me qetësi, në pritje të lëvizjes përfundimtare.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Pas vrasjes në Bllok dhe shpalljes në kërkim, reagon për herë të parë Elvana Gjata (VIDEO)

Show-biz

Pas vrasjes në Bllok dhe shpalljes në kërkim, reagon për herë të parë Elvana Gjata (VIDEO)

Kanë kaluar disa ditë nga ngjarja që tronditi kryeqytetin, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë, ndërsa  u shpallën në kërkim tre persona, mes tyre...

Ngjarje e rëndë në Elbasan/ Tonelata me çimento bien mbi dy punëtorë (emrat)

Politikë

Ngjarje e rëndë në Elbasan/ Tonelata me çimento bien mbi dy punëtorë (emrat)

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fabrikën e Çimentos në Elbasan, ku raportohet për një të vdekur, një të plagosur ndërkohë që dhe një punëtor tjetër është mbuluar...

Përndiqte të renë prej një viti, policia arreston 30-vjeçarin (emri)

Aktualitet

Përndiqte të renë prej një viti, policia arreston 30-vjeçarin (emri)

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi prej një 1 viti përndiqte një vajzë nga ky qytet. Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar shtetasi Aljon Pasho, 30...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!