Smajlaj, jashtë podiumit. Shpresat për medalje, te Luiza Gega

E mërkurë, 08 August 2018 22:06

Atleti shqiptar Izmir Smajlaj ishte mes emrave më të kuotuar për të qenë në podium në garën e kërcimit së gjati në kampionatin europian të Berlinit, por zhgënjeu parashikimet.

Sportisti kuqezi, që kaloi në finale në limitin e distancës, nuk bëri më shumë në Europian, duke mbyllur gjithçka në vendin e 6, zhgënjim për vet protagonistin dhe tifozët që shpresonin medalje.

Atleti shkodran dështoi në provën e parë në impiantin gjerman, por u përmirësua ndjeshëm me 7.83 metrat në kërcimin e dytë, rezultat më i mirë sesa paraqitja që e kishte kualifikuar në finale. Provat pasuese ishin edhe më dobët për Smajlajn, në një garë ku pati rivalitet të fortë.

Tentativa e pestë ishte ajo që e çoi kërcimin në 7.99 metra, më e mira për shqiptarin për këtë sezon, por që e la jashtë podiumit.

Greku Tentoglou dominoi pistën, me kërcimin gjigant prej 8 metra e 25 centimetrash, ndërsa në podium u ngjitën gjithashtu gjermani Heinle dhe ukrainasi Nykyforov.

Pritshmëritë më të mëdha për Shqipërinë ishin dhe mbeten gjithsesi te Luiza Gega. Sportistja elitare do të garojë më 10 gusht në baterinë e saj kualifikuese, një provë relativisht e lehtë për ambiciet e Gegës dhe përgatitjen e saj që pritet ta çojë në finale.

Luiza Gega, që vjen në këtë Europian si kampione e sapokurorëzuar e Mesdheut, do të garojë në 3.000 metra me pengesa, finalet e të cilit zhvillohen më 12 gusht.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Trajneri i Torpedos: Kukësi ankohet kot, edhe dy lojtarë tanët nuk morën viza

Sport

Trajneri i Torpedos: Kukësi ankohet kot, edhe dy lojtarë tanët nuk morën viza

Kukësi u ankua për mënyrën se si gjeorgjianët e Torpedo Kutaisit i pritën gjatë takimit të javës së kaluar, ndërsa vunë theksin edhe te mospajisja me vizë e dy futbollistëve...

Sjellja misterioze e satelitit rus ngre alarm në SHBA

Globi

Sjellja misterioze e satelitit rus ngre alarm në SHBA

Një satelit misterioz rus që shfaq "sjellje shumë anormale" ka ngritur alarm në SHBA, sipas një zyrtari të Departamentit të Shtetit. "Ne nuk e dimë me siguri se çfarë është dhe...

Shpërthim i fortë dhe zjarr në një metro të Moskë

Globi

Shpërthim i fortë dhe zjarr në një metro të Moskë

Një zhurmë e fuqishme e pasuar nga një zjarr, shkaktoi vonesa në metronë e Moskës të mërkurën, ndërsa incidenti u filmua nga pasagjerët e metrosë. Incidenti ndodhi në stacionin Avtozavodskaya në...