E pabesueshme në Angli, trajneri shkarkohet me sms… gjatë ndeshjes

Hënë, 27 August 2018 20:27

Ah, bota e mrekullueshme e kategorive inferiore të futbollit anglez. Pjesa më e madhe e suksesit të madh të futbollit në anët e Madhërisë së Saj vjen nga popullariteti i kampionateve inferiore, për të arritur te fenomeni i Sunday Leagues. Por në mes, ekziston një galaksi e tërë kampionatesh me emra shpesh të vështirë për t’u shqiptuar që dhurojnë gjithmonë një histori të veçantë.

Ky është rasti i Vanarama National League South, kategoria e gjashtë e futbollit anglez, që në ditët e fundit ka qenë dëshmitare e një rasti më shumë unik se të rrallë. Shkarkimi i menjhershëm i një trajnerit në fund të një ndeshje nuk është një gjë e re, por kush janë ata që mund të “krenohen” se janë shkarkuar para vërshëllimës së trefishtë të arbitrit?

Ai që mund ta bëjë këtë është Harry Wheeler, tashmë ish-trajneri i Billericay Town. Ai është informuar për shkarkimin pesë minuta para se arbitri të zyrtarizonte, me vërshëllimën e tij të trefishtë, humbjen e parë sezonale të ekipit. Dhe fakti se Billericay ishte në vend të parë para se të humbte me Chippenham Town, me katër fitore dhe një barazim, është ndoshta aspekti më pak absurd i kësaj çështjeje.

Në fakt, edhe mënyra e shkarkimit ka qenë e befasishme, duke parë se, siç ka bërë të ditur “Essex News”, trajneri ka marrë një sms ku i konfirmohej ndërprerja e marrëdhënieve me klubin, pavarësisht vendit të dytë në renditje pas humbjes. Një gjë e papritur? Ndoshta, por jo për ata që njohin presidentin e Billericay. Sezonin e kaluar, në fakt, Glenn Tamplin ka emëruar veten trajner para se të vendoste (edhe ky një rast unik) për vetëshkarkimin dhe të merrte Wheeler.

48 orë më pas, presidenti ka vendosur të anulojë vetëshkarkimin dhe të kthehet trajner. Janë dashur dy muaj për ta bindur që të hapte rrugë dhe t’ia linte stolin Wheeler-it, me kërcënimin se do të shkarkohej menjëherë nëse nuk do të fitonte Bostik League. Rezultati i arritur, bashkë me fillimin e sezonit dukej se do ta mbronte trajnerin nga presidenti impulsiv. Por kështu nuk ka ndodhur.

Por, të paktën, Wheeler mund të shkruajë në listën e eksperiencave të punë mund të shkruajë se detyra e tij në drejtim te Billericay ka zgjatur disa ndeshje dhe… tetëdhjetepesë minuta. Nuk është maksimumi, por mund të zgjojë interesin e të tjerëve.

Modifikuar më Hënë, 27 August 2018 20:28

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

LAJM I FUNDIT/ Plumb në kokë adoleshentit, në gjendje të rëndë në spital

Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Plumb në kokë adoleshentit, në gjendje të rëndë në spital

Një plagosje me armë zjarri mësohet se ka ndodhur në qytetin e Peqinit. Report Tv ka mësuar se një adoleshent i moshës 15-vjecare është plagosur me një plumb në kokë...

"Gruevski"/ Vjen reagimi i parë i Maqedonisë kundër Hungarisë

Bota Shqiptare

"Gruevski"/ Vjen reagimi i parë i Maqedonisë kundër Hungarisë

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë i ka dorëzuar Hungarisë notë proteste lidhur me ikjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe me kërkesën së tij për azil në Hungari. Sot në...

Gjykata e Lartë kthehet në depo me 30 mijë dosje që presin të shqyrtohen

Aktualitet

Gjykata e Lartë kthehet në depo me 30 mijë dosje që presin të shqyrtohen

Ndërtesa e Gjykatës së Lartë është kthyer në një depo dosjesh që nuk dihet se kur do shqyrtohen. Janë 30 mijë dosje pezull të vendosura në salla, korridore dhe zyrat...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!