Dështimi në Botëror, Khedira jashtë kombëtares, rikthehet Sane

E mërkurë, 29 August 2018 20:41

Pas dështimit të bujshëm në Botërorin e kësaj vere ku abdikoi nga froni i futbollit global në mënyrën më të keqe, Gjermania do të riformatojë skuadrën duke lënë jashtë emra të njohur. Viktima e parë nëse mund të quhet e tillë është Sami Khedira, mesfushori i Juventus që nuk do të jetë pjesë e ndeshjeve ndaj Francës në 6 shtator, dhe ndaj Perusë 3 ditë më vonë.

Trajneri i kombëtares gjermane Joachim Löw shpjegoi zgjedhjet e tij në një konferencë shtypi, ndërsa pranoi dhe gabimet në botëror.

“Khedira më tha se nuk do të heqë dorë nga kombëtarja por në pozicionin e tij dua të krijoj hapësira të reja. Ai ndjehet përgjegjës për mënyrën sesi shkoi botërori por paraqitjet e tij do vendosin të ardhmen. Rrezikova shumë nga pikëpamja taktike në Rusi dhe mora ekipin që mendova se ishte më i mirë. Leroi Sane’ do të jetë tani një lojtar i rëndësishëm i Gjermanisë”, tha Joachim Löw.

Mesfusha e gjermanëve në Ligën e Kombeve të UEFA-s në Shtator do përbëhet nga Toni kros, Gyndoan, Goretzka dhe Havertz, të gjithë më të rinj se Khedira që është lënë jashtë. U konfirmuan ndërkohë të tjerë futbollistë që ishin konsideruar të sakrifikuarit e revolucionit në futbollin gjerman, si Tomas Myler dhe Boateng.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Frashëri tradhëtar? Plasari: Ka mbaruar koha kur historia censurohej

Aktualitet

Frashëri tradhëtar? Plasari: Ka mbaruar koha kur historia censurohej

Studiuesi Aurel Plasari të mërkurën foli në lidhje me figurën e Mid’hat Frashërit dhe rolin e tij në Kongresin e Manastirit. Plasari u ndal tek ky moment i artë i historisë...

Spanja bën hapa para në njohjen e Kosovës

Aktualitet

Spanja bën hapa para në njohjen e Kosovës

Spanja do të lejojë atletët kosovarë të përdorin simbolet kombëtare, në një kompeticion të organizuar në shtetin iberik, edhe pse Madridi nuk e njeh ende pavarësinë e shtetit ballkanik. Kjo...

Leskaj: Më shumë transparencë në spitale

Aktualitet

Leskaj: Më shumë transparencë në spitale

Kontrolli i Lartë i Shtetit rendit katër flamuj të kuq përsa i përket nivelit të shërbimit shëndetësor në Shqipëri. Për të trajtuar më mirë ankesat duhet të ketë më shumë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!