​PSG-ja kërkon mesfushorin e Bayernit

E Enjte, 30 August 2018 09:17

Paris Saint-Germain janë të interesuar t’i sigurojnë shërbimet e mesfushorit të Bayern Munichut, Renato Sanches, sipas gazetës Kicker.

Sezonin e kaluar, mesfushori ishte pjesë e klubit anglez, Swansea City, si huazim, por aty ai nuk arriti të shfaqë talentin e tij. Megjithatë gjigantët e Francës janë adhurues të mëdhenj të aftësitë dhe talentit të tij, dhe për këtë arsye duanë të tentojnë ta sjellin atë në Paris.

Portugezi, sezonin e kaluar, nuk arriti të shënojë asnjë gol dhe nuk e bëri asnjë asist. Megjithatë, ai arriti t’i krijojë gjashtë raste të mirë për gol gjatë 12 paraqitjeve të tij për Swansea Cityn. Gjithashtu, ai u tregua mjaft i saktë në pasimet e tij, duke i bërë 83% të 299 pasimeve të sakta.

Në vitin 2016, Bayern Munichu e bleu Sanchesin nga Benfica për 35 milionë euro. Megjithatë, ai nuk ka arritur ta bindë klubin gjerman ende, por ata nuk janë të gatshëm ta shesin ende, pasi që është vetëm 21-vjeçar dhe besojnë se mund të përmirësohet. 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Basha: Rama e Vuçiç, sponsorë të planit të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë

Basha: Rama e Vuçiç, sponsorë të planit të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Në emisionin “Open” të Eni Vasilit, kreu i Partisë Demokratike komentoi edhe qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj idesë së shumëdebatuar të shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Lulzim Basha akuzoi...

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Politikë

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Ditët e fundit Policia e Shtetit ka vënë në pranga bandën e Bajrajve, që ishte akuzuar shpesh nga opozita si një bandë kriminale që ka marrë kontrollin e Shkodrës dhe...

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Sport

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Në mbrëmjen gala të zhvilluar të hënën në Londër, Luka Modric ka mposhtur sërish Cristiano Ronaldon, duke u shpallur futbollisti i vitit edhe nga FIFA, ndërsa pak ditë më parë...