Modriç lojtari i vitit nga UEFA, mposht Ronaldon dhe Salah

E Enjte, 30 August 2018 22:21

Luka Modriç është fituesi i garës për lojtarin më të mirë të UEFA-s për vitin 2018 duke mposhtur Cristiano Ronaldon dhe Mohamed Salah.

Mesfushori i Real Madrid fitoi garënme Salah dhe Ronaldon duke i hequr mundësinë portugezit për të fituar këtë çmim prestigjioz për herë të 4-t në karrierë.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve të UEFA-s në Montecarlo me rastin e hedhjes së shortit të edicionit 2018-2019 të UEFA Champions League nisi me nderimin e legjendës angleze David Beckham i cili fitoi çmimin e karrierës. Portieri më i mirë u zgjodh Keylor Navas i Realit të Madridit, i cili fitoi betejën me Buffon dhe Allison.

Mbrojtësi më i mirë me meritë u zgjodh kapiteni i Realit, Sergio Ramos, çmimi i mesfushorit më të mirë shkoi për Luka Modric ndërsa ai i sulmuesit më të mirë për Cristiano Ronaldon. Leo Messi dhe Mohamed Salah ishin rivalët e portugezit të Realit i cili gjithsesi me Championsin e tretë radhazi të fituar nga Los Blancos dhe me 15 golat e realizuar në këtë edicion të Champions League nuk mund të kishte rivalë në këtë garë.

Megjithatë Ronaldo ka një rival të madh edhe për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit që jepet nga FIFA dhe për Topin e Artë që jepet nga France Football dhe ai është kroati Luka Modric i cili jo vetëm fitoi Championsin me Realin por shkoi edhe deri në finalen e Kupës së Botës me përfaqësuesen ballkanase.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Aktualitet

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Moti freskohet duke filluar nga java e ardhshme. Sipas Meteoalb, gjatë fundjavës, moti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit; më të dukshme vranësirat...

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Aktualitet

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Dy punonjës policie dhe një shtetas turk janë ndaluar nga policia për korrupsion aktiv. Të ndaluar kanë mbetur Gazmir Dega punonjës policie në Komisariatin nr 1 në Tiranë dhe një kontrollore...

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Aktualitet

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë goditur një grup gjobëvënësish. Aksioni po zhvillohet mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe disa rrethe, ndërsa...