(Video) Usain Bolt bëhet futbollist profesionist, 19 minuta debutim, ekipi i tij fiton 6-1…

Premte, 31 August 2018 15:15

Usain Bolt ka marrë një pritje të mrekullueshme nga rreth 10 mijë tifozë, kur në minutën e 71-të u aktivizua për herë të parë me ekipin australian Central Coast Mariners, gjatë një miqësore të fituar 6-1 ndaj Central Coast Select.

Kjo ishte ndeshja e debutimit si futbollist profesionist për rekordmenin e botës në garën e 100 metrave.

Ndeshja ishte 6-0 kur u aktivizua Bolt, por pikërisht në atë momenti kundërshtarët e ngushtuan diferencën në 6-1.

“Ishte një përvojë shumë e bukur. Tifozët më motivuan me duartrokitjet e tyre. Jam përmirësuar shumë fizikisht dhe nuk do të ndalem së punuari, derisa të përshtatem me lojën e futbollit, që më ka entuziazmuar dhe pëlqyer gjithmonë pa masë,” – tha xhamajkani, që mbajti fanellën me numër 95.

Në vitin 2009 në Berlin, Bolt i përshkroi 100 metra në 9.58 sekonda, koha më e mirë në historinë e njerëzimit.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ndalohen 50 emigrantë në Korçë, ka gra dhe fëmijë

Aktualitet

Ndalohen 50 emigrantë në Korçë, ka gra dhe fëmijë

Në Kapshticë janë kapur 50 emigrantë të paligjshëm. Nga burimet e policisë mësohet se refugjatët të cilët janë sirianë, palestinezë dhe iranianë u kapën në qytetin e Bilishtit dhe në...

23 të arrestuar për trafik droge, ka edhe shqiptarë

Aktualitet

23 të arrestuar për trafik droge, ka edhe shqiptarë

Policia greke ka asgjësuar një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës. Në pranga janë vënë 23 persona, 10 grekë dhe 13 të huaj, mes tyre shumica shqiptarë. Rrjeti vepronte në Zakynthos...

Kreu i opozitës ruse mbetet në burg

Globi

Kreu i opozitës ruse mbetet në burg

U lirua nga burgu, por lirinë nuk mundi ta gëzonte më shumë se disa minuta. Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalni, u burgos menjëherë pasi u lirua nga burgu ku...