Humbët spektaklin e djeshëm? Shikojeni në 4 minuta ankthin e Romës përballë Milanit

Saturday, 01 September 2018 08:26

Milan i Gennaro Gattuso-s ka marrë 3 pikët e para të kampionatit në frymën e fundit. Kuqezinjtë, në fakt, kanë arritur të mundin 2-1 Roma-n e Di Francesco-s falë një goli të Cutrone-s në minutën e 95-të.

Ka qenë Calabria, mbrojtësi që shënoi edhe kundër Napoli-t, ai që ka krijuar rastin e parë të rrezikshëm të sfidës së luajtur në “San Siro”. Lojtari ka marrë një passim të bukur nga Calhanoglu në zonën e rreptësisë, por goditja e tij ka shkuar sipër traversës.

Në minutën e 35-të ka ardhur përgjigja e miqve, të cilët kanë shkuar afër golit me Patrick Schik, por Donnarumma ka shpëtuar portën me një pritje të bukur. Pesë minuta më vonë ka ardhur goli i Kessie që ka zhbllokuar takimin dhe ka kaluar në avantazh skuadrën e Gattuso-s.

Pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë ka qenë Edin Dzeko që ka shpërdoruar një rast të artë, me topin që ka përfunduar afër shtyllës së majtë. Problemet e treguara nga kuqezinjtë në mbrojtje, në takimin kundër Napoli-t, janë parë edhe në minutën e 59-të, kur Fazio ka barazuar për verdhekuqtë pasi mbrojtja vendase nuk ka arritur të largojë topin në mënyrën e duhur nga zona e rreptësisë.

Gjithsesi, 3 minuta më pas Milan është kthyer në avantazh me Gonzalo Higuain, por goli është anuluar pas ndërhyrjes së VAR, që ka qenë përsëri protagonist në minutën e 81-të, duke anuluar golin e realizuar nga N’Zonzi, që ka kontrolluar topin me dorë para se ta dërgonte në rrjetë.

Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej barazim, ka ardhur goli i Cutrone që i ka dhuruar një fitore shumë të rëndësishme vendasve. Pas një asisti perfekt nga Higuain, sulmuesi i ri i “Djallit”, ka mposhtur me lehtësi Olsen dhe i ka dhuruar 3 pikët milanezëve.

Modifikuar më Saturday, 01 September 2018 11:48

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Këto janë shenjat e Horoskopit që do të kenë fat në dashuri dhe para’ nga data 19 deri 25 nëntor

Lifestyle

Këto janë shenjat e Horoskopit që do të kenë fat në dashuri dhe para’ nga data 19 deri 25 nëntor

Renditja e fatit të shenjave të Horoskopit për këtë javë, sipas astrologut Paolo Fox: Luani 1: Ju jeni duke fituar. Edhe kur ndodh që ju e gjeni veten në vështirësi dhe mund...

Rrëzohet avioni, asnjë i mbijetuar

Globi

Rrëzohet avioni, asnjë i mbijetuar

Një avion luftarak i Luftës së Dytë Botërore u rrëzua në parkingun e një kompleksi apartamentesh në Teksas, duke i marrë jetën dy personave që ndodheshin në bord. Avioni i vjetër...

Mbaji larg armiqtë e mirëqenies tënde. Ja cilët janë

Lifestyle

Mbaji larg armiqtë e mirëqenies tënde. Ja cilët janë

Më të rrezikshmit janë shtigjet e panatyrshëm që ndjek në jetën tënde, detyrimet që i merr përsipër për të mos zhgënjyer, gjested që i mban përbrenda nga frika se mos...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!