Sherri me Mourinho-n, Pogba largohet në janar

Saturday, 01 September 2018 17:21

Ylli francez Paul Pogba e ka pohuar se dëshiron të largohet nga Manchester United dhe të bashkohet me Juventusin në merkaton e transferimit të janarit.

Sipas gazetës “Tuttosport” mesfushori u kthye te United nga Juventusi për 89 milionë sterlina pak më shumë se dy vjet më parë. Por 25-vjeçari që ka fituar Kupën e Botës ka luftuar për qëndrueshmëri gjatë dy sezoneve të tij nën drejtimin e portugezit Jose Mourinho.

Paul Pogba është përfshirën në një mosmarrëveshje me shefin e United në sezonin e fundit, gjë që e bëri atë të humbiste vendin e titullarit në skuadër. Mesfushori tha se është i pakënaqur me analizën e Mourinho-s për shfaqjet e tij për Francën në Kupën e Botës këtë verë në Rusi.

Kjo media shkruan se marrëdhëniet e dobëta të Pogba me Mourinho-n janë forca lëvizëse pas dëshirës së tij për të lënë “Old Trafford” dhe mesfushori po planifikon një kthim në klubin e tij të mëparshëm, ku ai do të gjente portugezin Cristiano Ronaldo.

Pogba do të përballet me klubin e tij të mëparshëm në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, pasi United është në Grupin H së bashku me Juventusin, Valencian dhe Young Boys.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kjo është 11-a më e mirë e javës së parë të Champions

Sport

Kjo është 11-a më e mirë e javës së parë të Champions

Katër lojtarë të Juventusit ja kanë dalë që të jenë në ekipin e më të mirëve në Ligën e Kampionëve, pasi që ata fituan kundër Valencias Bianconeri ishin me vetëm 10...

Basketboll, Tirana tërhiqet nga Liga Ballkanike, ja arsyeja skandaloze

Sport

Basketboll, Tirana tërhiqet nga Liga Ballkanike, ja arsyeja skandaloze

Liga Ballkanike e Basketbollit është një mundësi shumë e mirë për ekipet shqiptare për të treguar vlerat e tyre. Këtë mundësi e ka Tirana por ekipi bardheblu ka vendosur që...

Zari i Taulantit në Bashki dhe nëpunësit e tij në sulm frontal ndaj PD në Librazhd

Politikë

Zari i Taulantit në Bashki dhe nëpunësit e tij në sulm frontal ndaj PD në Librazhd

Kryetari i Bashksië së Librazhdit, Kastriot Gurra është hedhur në sulm frontal ndaj kreut të PD, Bujar Vreto duke angazhuar edhe punonjësit e institucionit që ai drejton të bëjnë propagandë...