Mustafi e feston me shqiponje golin në fitoren e Arsenalit ndaj Cardiffit

Diel, 02 September 2018 16:58

Mbrojtësi me origjinë shqiptare i Arsenalit, Shkodran Mustafi, e ka festuar duke e bërë shqiponjën dykrerëshe golin e shënuar sot në fitoren e Arsenalit ndaj Cardiffit në Premierligë.

Mustafi rrezikon të ndëshkohet për këtë gjest, siç kishte ndodhur me dy shqiptarët tjerë të Zvicrës, Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën.

Mustafi është përfaqësues i Gjermanisë, vendit ku ka lindur, por ka origjinë shqiptare nga Maqedonia. Ai e festoi golin e shënuar në minutën e 11-të, duke e bërë me duar shqiponjën dykrerëshe.

Shqiponja i ngjan dhe i referohet shqiponjës dykrerëshe në flamurit kombëtar të Shqipërisë.

Mustafi e bëri këtë gjest duke iu drejtuar Granit Xhakës, i cili asistoi te goli i tij në këtë ndeshje.

Sipas rregullave të Federatës së Futbollit të Anglisë (FA) në lidhje me qëndrime politike, Mustafi mund të ndëshkohet nëse vlerësohet se festimi i Mustafit ka paraqitur simbole politike.

Në fillim të kësaj vere, Shaqiri dhe Xhaka u gjobiten për festimet e tyre të ngjashme me të Mustafin, pas golave që ia kishin shënuar Serbisë në fitoren e Zvicrës në Kupën e Botës.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Renditja/ 10 më të pasurit në Shqipëri

Aktualitet

Renditja/ 10 më të pasurit në Shqipëri

Instituti Europian Pashko ka publikuar listën e 10 personave më të pasur në Shqipëri. Analiza është bazuar në të dhënat financiare zyrtare të deklaruara në institucionet shtetërore për 60 individët...

Kolaps në Kiev për shkak të borës

Globi

Kolaps në Kiev për shkak të borës

Për shkak të kushteve komplekse të motit dhe borës së madhe që bie nga ky mëngjes, në Kiev kanë ndodhur rreth 300 aksidente trafiku. Sipas agjencisë ukrainase Unian, nënkryetari i shërbimit...

Shpifi për taksat, Shkëlzen Berisha kërkon dënimin e Ballës

Aktualitet

Shpifi për taksat, Shkëlzen Berisha kërkon dënimin e Ballës

Sot është zhvilluar seanca e radhë në Gjykatën e Tiranës në lidhje me padinë e Shkëlzen Berishës ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Djali i Ish-kryeministrit Sali Berisha...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!