Basha nxjerr zbuluar Mavrajn, tregon bisedimet e mbrojtësit

Hënë, 03 September 2018 14:33

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Migjen Basha u shpreh shumë i lumtur që do të jetë sërish pjesë e kombëtares kuqezi, duke thënë se ndihet gjithmonë sikur është grumbulluar për herë të parë.

Në konferencën për shtyp, mesfushori u shpreh:

“Është nder për mua të rikthehem duke qenë s e kam bërë një mungesë dhe kanë pasur shans lojtarët e rinj që të kenë fanellën e Kombëtares, por për mua është sikur të jetë hera e parë prandaj jam shumë i gëzuar që jam rikthyer.

Sigurisht që nuk duhen nënvlerësuar miqësoret pasi pavarësisht kundërshtarit, ne kemi pasur probleme dhe më kujtohet humbja me Luksemburgun por gjithmonë kemi reaguar. Rezultatet nuk janë pozitive por duhet reaguar menjëherë pasi nuk është kombëtarja që ka qenë dikur.

Secili duhet të marrë përgjegjësitë e veta pasi kemi pasur dy disfata. Natyrisht ato ndeshje nuk krahasohen me të tjerat pasi ka pasur shumë lojtarë të rinj he pa përvojë.  Një lojtar nuk mund të ndryshojë të gjithë ekipin dhe ato dy ndeshje nuk janë realiteti i Kombëtares sonë.

Ne ishim një gjeneratë që po vjetërsohet dhe duhet ndryshuar gjithçka. Ndoshta është problem të ndryshohet i gjithë ekipi pasi duhet edhe eksperienca për të ndihmuar lojtarët e rinj dhe ne jemi të gatshëm ta ndihmojmë Kombëtaren pasi do të vijë një ditë që ne nuk do të luajmë dot, pavarësisht nëse jam unë, Mavraj, Memushaj apo Lila.

Nuk kam biseduar ende me lojtarët pasi kemi pak kohë që jemi grumbulluar,. Ne kemi pasur gjithmonë probleme që kemi qenë pa ekip, ose pa minuta në këmbë por gjithmonë kemi ditur që dimë të reagojmë. Pavarësisht se në çfarë forme janë lojtarët, duhet t’ia dalin dhe kam besim se do t’ia dalim edhe këtë herë.

Sigurisht që për të marrë një rezultat pozitiv duhet edhe fat por edhe eksperiencë pasi Izraeli është një ekip i fortë. Herë e parë që jemi mundur në shtëpi na ka munguar fati por herën e dytë reaguam shumë mirë.

Mavraj te Aris? Klubi është i interesuar për Mavrajn dhe mesa di unë janë në kërkim të akordit financiar. Ka shanse dhe përgjigja e fundit i përket Mërgimit e klubit për të vendosur”, u shpreh Basha.

Modifikuar më Hënë, 03 September 2018 16:27

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Sport

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Kanë përfunduar sfidat e programuara për ditën e sotme në Ligën e Kombeve dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Uellsi është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Danimarkës, e cila...

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Globi

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbikëqyrur testin e një arme taktike të teknologjisë së lartë në një qendër mbrojtëse, sipas medias shtetërore e Phenianit. Ajo shtoi se...

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Sport

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Kombëtarja e Shqipërisë U 21 mundi me rezultatin 2-0 Maltën në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet. Kjo sfidë ishte një test për trajnerin Alban...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!