FIFA publikon kandidatët për "Lojtarin më të mirë të vitit", Messi sërish jashtë

Hënë, 03 September 2018 16:39

FIFA, ka publikuar sot kandidatët zyrtar për çmimin e “Lojtarit më të mirë të vitit” në futboll.  Ky çmim bazohet në arritjet individuale të lojtarëve gjatë sezoni futbollistik.

Lista e publikuar nga qeveria e futbollit, pritet të shkaktojë debate të shumta mes tifozëve, për faktin se është lënë jashtë ylli i Barcelonës Lionel Messi.

Tre kandidatët që konkurojnë për ta fituar këtë çmim janë Ronaldo, Salah dhe Luka Modriç, të njëjtët që ishin edhe kandidatë për lojtarin më të mirë, por nga UEFA. Nëse bazohemi te fituesi i  çmimit të UEFA-s, atëherë favoriti është Luka Modriç, i cili udhëhoqi Kroacinë në finalen e Botërorit

Çmime të tjera që do të jepen nga FIFA janë_

Portieri më i mirë i vitit, ku konkurrojnë Hugo Loris që u shpall kampion bote, Courtous që bëri një paraqitje spektakolare gjatë botërorit dhe Kasper Schmeichel zbulimi i botërorit.

Ndërsa sa i përket trajnerit më të mirë, çmimi do të përcaktohet midis Zinedin Zidane që fitoi Championsin e katërt me Realin, Didier Deschamps që shpalli Francën kampion Bote dhe Zlatko Daliç që bëri gjithë tifozët të dashuroheshin me lojën e Kroacisë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Sport

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Nëse ekziston një çmim për “Golin e vitit”, atëherë duket të ekzistojë një çmim edhe për “Gafën e vitit” dhe të keni të sigurt se atë do ta fitojë Senad...

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Kulturë

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Shumë filma do të kishin qenë ndryshe me aktorë të tjerë. Disa aktorë i refuzuan shumë role simbolike për arsye të ndryshme si angazhimet në një tjetër projekt filmik ose...

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Politikë

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Deputeti Dashamir Shehi shprehet se Shqipëria po i afrohet një diktature dhe se krimi është lënë në bordurë. Ai shton se, opozita do të hyjë në zgjedhje dhe do t'i...