Ronaldo i frikësuar, kërkon më shumë mbrojtje

Tuesday, 04 September 2018 12:13

Transferimi i Cristiano Ronaldos në Torino duket se nuk po ecën ashtu siç pritej, të paktën për sa i përket fushës së lojës.

Ndonëse u bënë tre ndeshje tashmë me ekipin italian të Juventus, portugezi nuk ka arritur të shënojë as edhe një gol të vetëm.

Por ndërsa në fushën e lojës CR7 ka treguar se mund të përballojë forcën dhe ndërhyrjet e ashpra të mbrojtësve italianë, jashtë saj nuk është shumë i kënaqur.

“Corriere dello Sport” shkruan se Ronaldo ka kërkuar truproja shtesë për të dhe familjen e tij, i shqetësuar sepse vila luksoze ku ai jeton është shumë e ekspozuar.

Portugezi raportohet t’i ketë kërkuar Juventusit të organizojë edhe dy grupe të tjerë shtesë me roje, një për familjen e tij dhe një që të qëndrojë në mënyrë të përhershme në shtëpinë e tij, për të shmangur vizitorë të paftuar.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

De Biazi: Ushqeheshin çuditshëm, autobuzi i ngjante diskotekës

Sport

De Biazi: Ushqeheshin çuditshëm, autobuzi i ngjante diskotekës

Ish-trajneri i Kombëtares, Xhani de Biazi ishte i ftuar në ceremoninë e 100-vjetorit të Federatës Italiane të Futbollit, krahas emrave të mëdhenj si Alegi, Mançini apo Ançini apo Ançeloti. Mes të...

Hillary Clinton do kandidojë sërish në 2020?

Globi

Hillary Clinton do kandidojë sërish në 2020?

Dy herë kandidate demokrate për presidente, Hillary Clinton do të tentojë sërish në garën për president të SHBA-ve në zgjedhjet 2020-ës. Lajmin e ka bërë me dije këshilltari i saj Mark...

Konflikti Izrael-Gaza shpërthen sërish

Globi

Konflikti Izrael-Gaza shpërthen sërish

Dhuna ka shpërthyer mes Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza, një ditë pasi shtatë militantë dhe një ushtar izraelit u vranë gjatë një operacioni të fshehtë izraelit në Gaza. Militantët hodhën...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!