Kombëtarja zhvillon seancën e dytë, buzëqesh Panucci!

Tuesday, 04 September 2018 19:54

Pasditen e sotme kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi seancën e dytë stërvitore në kompleksin Tropikal në Durrës në kuadrin e përgatitjeve për sfidën debutuese në Ligën e Kombeve ndaj Izraelit në Elbasan Arena mbrëmjen e të premtes.

Trajneri Christian Panucci mund të buzëqeshë pas kësaj seance. Trajneri italian ka në dispozicion të gjithë futbollistët pasi me grupin është bashkuar edhe mbrojtësi i Napolit Elseid Hysaj.  Rregulla strikte nga Panucci edhe në seancën e dytë me italianin e stolit kuqezi që kërkon nga mediat orarin e lejuar nga ai prej 15 minutash por edhe distancën. Por rregullat e Panuccit i cili në stërvitjen e parë i kushtoi shumë rëndësi repartit të sulmit nuk janë strikte vetëm për mediat por edhe për lojtarët.

Dita e dytë e stërvitjes nisi me një fjalim të shkurtër të trajnerit ndërsa më pas lojtarët u ndanë në grupe me mbrojtësin Mërgim Mavraj që ka vijuar stërvitjen i diferencuar. Të mërkurën Panucci ka kërkuar që seanca stërvitore të jetë me dyer të mbyllura.

Modifikuar më Tuesday, 04 September 2018 20:07

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Bardhi: Banda ‘Shullazi’ vendosi Jurgis Çyrben deputet të PS

Politikë

Bardhi: Banda ‘Shullazi’ vendosi Jurgis Çyrben deputet të PS

Ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, të enjten, deklaroi se pas një hetimi të nisur kryesisht në shkurt të 2016, prokuroria për Krime të Rënda vuri nën përgjim dhe vëzhgim Emiljano...

Liga e Kombeve/ Spanja mban Kroacinë në lojë, fitore në limite për djemtë e Daliç

Sport

Liga e Kombeve/ Spanja mban Kroacinë në lojë, fitore në limite për djemtë e Daliç

Kroacia ka arritur të marrë tri pikë shumë të rëndësishme përballë Spanjës, duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në fazën e “PlayOff” në Ligën e Kombeve. Djemtë e Daliç kanë...

Banorët e Astirit: Më parë japim jetën, pastaj shtëpitë

Politikë

Banorët e Astirit: Më parë japim jetën, pastaj shtëpitë

Banorët e zonës së Astirit te Unaza e Re, në kryeqytet vijojnë protestat e tyre, kundër mos kompensimit për prishjen e banesave të tyre. Në ditën e 12 të protestës...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!