Hysaj: Nuk jemi më ata të verës, do jemi pjesë e këtij Europiani patjetër

E mërkurë, 05 September 2018 14:53

Futbollisti i kombëtares Elseid Hysaj e ka të qartë objektivin e Shqipërisë nën drejtimin e Christian Panuçit, kualifikimi për në Euro 2020. Optimizmi mes tifozëve dhe ndoshta vetë lojtarëve mund të mos jetë shumë i lartë duke parë ndeshjet e dobëta të zhvilluara deri tani, por për Hysajn, ato janë një histori e kaluar tashmë.

“Kemi ndryshuar plotësisht nga ndeshjet e verës, të cilat ishin shumë të këqija”, tha mbrojtësi i djathtë në konferencën për shtyp organizuar nga FSHF. “Atëherë ishin shumë faktorë që ndikuan, si pushimet, lojtarët e lodhur. Kishim shumë probleme. Por duhet t’i harrojmë ato. Me entuziazmin që kanë ardhur lojtarët mendoj që do të luajmë shumë më mirë”. tha Hysaj.

Liga e Kombeve nis me një skuadër që Shqipëria ka pasur mundësi ta njohim më parë, Izraelin, kundër së cilës kemi fituar 3-0 por edhe jemi mundur 3-0. “Duhet të mos mendojmë për të kaluarën, por te ndeshjet e radhës, pasi është një mundësi për të shkuar në Europian”, shton ai. “Të gjithë e kemi kuptuar që janë ndeshje të vërteta, jo miqësore, dhe vlejnë kualifikimin”.

“Sadiku dhe Roshi janë mungesa të mëdha, por ne jemi një grup shumë i mire dhe tani që janë rikthyer disa lojtarë me përvojë po krijojmë një grup më të mirë, më të bashkuar dhe bëhemi gati për ndeshjet… Cana më ka etiketuar lider? Nuk mendoj tani për shiritin e kapitenit, isha i lumtur kur e mora atë gjatë Europianit, ishte një ndjesi e veçantë sepse dihet kush është Cana, unë e kam parë duke luajtur nga TV. Por unë tani jam gati të bëj punën time, për shirin ka kohë”.

Ndërsa për dallimet mes Ancelottit dhe Panuçit, Hysaj thotë: “Ançeloti është më i qetë. E keni parë ën Spanjë, Enrike u merr telefonat në mëngjes dhe ua jep në darkë. Ka edhe më keq…”

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Kuriozitete

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Një pikturë që besohet të jetë “Tête d’Arlequin” nga Pablo Picasso e cila është vjedhur në 2012 nga Muzeu Kunsthal i Roterdamit është shfaqur në Rumani. Hajdutët morën shtatë piktura, me...

Papa fton në meshë të varfrit

Aktualitet

Papa fton në meshë të varfrit

Padrejtësia është rrënja e pandreqshme e varfërisë”, tha Papa Françesku në meshën që shënoi Ditën e Kishës Katolike për të Varfrit. Ati i Shenjtë ftoi për shërbesën në Bazilikën e...

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Aktualitet

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Moti i keq në Dardhë të Korçës po rrezikon jetën e banorëve  dhe të turistëve që kanë shkuar për të parë bukuritë e zonës. Edhe pse prej dy ditësh është dhënë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!