Surpriza në US Open 2018, kalon Nadal

E mërkurë, 05 September 2018 15:10

Surpriza e radhës së US Open e ka emrin Sloan Stpehens. Kampionia në fuqi e turneut u eliminua në fazën çerekifnale pasi u mposht nga Sevastova, numri 19 i renditjes botërore. Tenista letoneze u shfaq superiore ndaj Stephens ndeshjen me të cilën e fitoi 2-0 pas 1 orë e 24 minutave lojë me sete 6-2; 6-3. në gjysmëfinale Sevastova do të përballet me një tjetër amerikane, Serena Williams.

Kjo e fundit eliminoi në çerekfinale Karolina Pliskova teksa e mundi atë me rezultatin 2-0. 6-4; 6-3 ishte rezultati i setetve të fituara nga Serena Williams e cila e sheh veten vetëm 2 ndeshje larg titullit të saj të parë Grand Slam në statusin e nënës.

në kampin e meshkujve, Rafael Nadal dhe Dominic Thiem u bënë protagonistë të një ndeshjeje epike që zgjati 4 orë e 49 minuta ku fitues në fund doli pikërisht tenisti spanjoll 3-2.

Fillimi i sfidës ishte katastrofik për Nadal që humbi setin e parë 0-6. por numri 1 i botës reagoi dhe përmbysi situatën duke marrë kryesimin në 2-1 pasi fitoi setin e dytë e të 3 6-4;7-5.Thiem iu kundë5rpërgjigj në të kartën që e fitoi me tiebreak 7-6. Tiebreaku zgjidhi edhe setin final që shkoi për Nadal i cili në gjysmëfinale do të luajë me Juan Martin del Potron.

Argjentinasi mundi amerikanin John Isner për të qenë mes 4 më të mirëve të turneut. 3-1 ishte rezultati me të cilin Del Potro e fitoi këtë ndeshje me sete 6-7; 6-3;7-6; 6-2.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Braimllari: Ministria e Drejtësisë, koordinatore e korrupsionit dhe krimit

Politikë

Braimllari: Ministria e Drejtësisë, koordinatore e korrupsionit dhe krimit

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka deklaruar se qeveria e krimit po bën show mediatik me tepsinë e vet politike dhe se sot i shet shqiptarëve për arritje...

Zjarr në Velipojë, në rrezik zona e mbrojtur

Aktualitet

Zjarr në Velipojë, në rrezik zona e mbrojtur

Një zjarr masiv ka rënë pak më parë në fshatin Baks të Velipojës. Bëhet e ditur se flakët rrezikojnë të përhapen me shpejtësi për shkak të erërave të fuqishme. Zonave të mbrojtura...

​“Mourinho është në luftë me lojtarët e tij”

Sport

​“Mourinho është në luftë me lojtarët e tij”

Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Martin Keown, ka thënë se trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, duke se është në luftë me lojtarët e tij, pas humbjes së djeshme kundër Derby Countyt...