Hysaj: E mundim Izraelin, kualifikohemi

E mërkurë, 05 September 2018 15:33

Ndeshja me Izraelin po afron dhe kombëtarja shqiptare po vijon punën e saj. Kuqezinjtë do të kërkojnë që të përsërisin suksesin e arritur përpara disa muajsh ndaj izraelitëve në fushën e këtyre të fundit dhe të harrojnë atë paraqitje të shëmtuar në ndeshjet miqësore me Kosovën dhe Ukrainën gjë që e theksoi edhe Elseid Hysaj.

“Nuk duhet të mendojmë më për ndeshjet miqësore. Kemi dy ndeshje zyrtare shumë të rëndësishme për të zhvilluar. Duhet të jemi të përqendruar dhe nuk duhet t’u japim minuta lojtarëve kundërshtarë si në ndeshjen e parë. Edhe pse kemi luajtur pak, në fushë do të tregojmë karakterin tonë si shqiptarë.

Janë ndeshje të barabarta dhe se i kemi të gjitha mundësitë për të fituar me Izraelin. Kemi mundësi të kualifikohemi, duhet të shfrytëzojmë shanset që na jepen Shiriti? Lorik Canën e kam pasur idhull, unë do të jap maksimumin tim, të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Hysaj.

Për Gjimshitin është e rëndësishme që skuadra të fitojë këto dy ndeshje për të pasur shanse për kalimin e grupit në Nations League.

“Do të mbaj të gjithë peshën e mbrojtjes nëse do të ma kërkojë trajneri, bashkë me Mërgim Mavraj që ka më shumë eksperiencë. Ne që kemi luajtur kundër Izraelit dy ndeshje, e dimë çfarë ekipi është. Do të shikojmë kush janë repartet e tyre më të forta. Ka dy objektiva, të luajmë mirë dhe të kalojmë grupin. Më pas të shikojmë ata që do të vijnë. Ne duam të arrijmë maksimumin”, u shpreh Berat Gjimshiti, futbollist i kombëtares.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Frashëri tradhëtar? Plasari: Ka mbaruar koha kur historia censurohej

Aktualitet

Frashëri tradhëtar? Plasari: Ka mbaruar koha kur historia censurohej

Studiuesi Aurel Plasari të mërkurën foli në lidhje me figurën e Mid’hat Frashërit dhe rolin e tij në Kongresin e Manastirit. Plasari u ndal tek ky moment i artë i historisë...

Spanja bën hapa para në njohjen e Kosovës

Aktualitet

Spanja bën hapa para në njohjen e Kosovës

Spanja do të lejojë atletët kosovarë të përdorin simbolet kombëtare, në një kompeticion të organizuar në shtetin iberik, edhe pse Madridi nuk e njeh ende pavarësinë e shtetit ballkanik. Kjo...

Leskaj: Më shumë transparencë në spitale

Aktualitet

Leskaj: Më shumë transparencë në spitale

Kontrolli i Lartë i Shtetit rendit katër flamuj të kuq përsa i përket nivelit të shërbimit shëndetësor në Shqipëri. Për të trajtuar më mirë ankesat duhet të ketë më shumë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!