Shiriti i kapitenit, ish-futbollisti i Zvicrës: Xhaka nuk na përfaqëson

E mërkurë, 05 September 2018 18:56

Futbollisti me origjinë shqiptare, Granit Xhaka është ndër më të lakmuarit për të marrë shiritin te Zvicra pasi përveç 66 ndeshjeve me këtë kombëtare ai shihet si një futbollist me mjaft influencë.

Edhe pse rezultatet janë pro Xhakës, jo të gjithë duan që futbollisti shqiptar ta marrë atë shirit.

Ish-futbollisti i Liverpool dhe kombëtares zvicerane, Stéphane Henchoz, shprehet se Xhaka nuk duhet të gradohet kurrë si kapiten i helvetëve pasi ai nuk është zviceran.

Në një intervistën e dhënë për “Blic” Henchoz shprehet se Xhaka nuk ka përse të jetë kapiten i Zvicrës:

“Ai luan rregullisht te Arsenal, por mendoj se kapiteni duhet të përfaqësojë Zvicrën dhe skuadrën. Xhaka nuk e bën.”

Kur pyetet se si mund të ndihet nëse Zvicra vazhdon me trajner Petkovic nga Sarajeva dhe kapiten Xhakën me origjinë shqiptare Henchoz përgjigjet: “Ky do të ishte një problem i madh”.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vasili: Gjynah se nuk ke as moshë për të larë gjithë këto turpe!

Politikë

Vasili: Gjynah se nuk ke as moshë për të larë gjithë këto turpe!

NGA PETRIT VASILI Gramoz Ruçi zgjodhi te jete njesh me hajdutet e teatrit..... Kryetari i Kuvendit kishte nje shans te fundit per tu distancuar nga hajdutet e teatrit. Sot ai hodhi poshte...

Zbulimi i shtatoreve të Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, merr pjesë edhe Presidenti Meta

Politikë

Zbulimi i shtatoreve të Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, merr pjesë edhe Presidenti Meta

Në 20 vjetorin e rënies, në Drenas po mbahet manifestimi kushtuar dëshmorëve të kombit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci. Gjatë manifestimit përkujtimor, do të zbulohen shtatoret e dy heronjve të...

Shiste drogë në afërsi të shkollave, arrestohet 46 vjeçari i dënuar për vrasje

Aktualitet

Shiste drogë në afërsi të shkollave, arrestohet 46 vjeçari i dënuar për vrasje

Policia e Durrësit finalizoi operacionin e koduar "Fusha e Rërës" duke vënë në pranga 46 vjecarin Ardian Llana. Në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në shkolla,  parandalimit...