Shqipëri-Izrael/ Panucci zgjedh 11-shen që do zbres në fushë

Premte, 07 September 2018 19:33

Jemi vetëm pak minuta nga fillimi i ndeshjes së Kombëtares me Izraelin dhe duket se Panucci e ka vendosur se cilët do të jenë shqiponjat që do na përfaqësojnë në ndeshjen e sotme.

Në 11-shen që do jetë në fushë sonte siç duket do të ketë edhe surpriza, pasi Egzon Binakun do të debutojë me kuqezinjtë, pasi ka fituar balotazhin me Agollin.

Mbrojtësi i portës është vendosur të jetë Thomas Strakosha dhe jo Etrit Berisha siç jemi mësuar ta shohim gjithmonë kombëtaren.

Në mbrojtje, Hysaj në të djathtë dhe Gjimshiti në qendër, janë siguritë e vetme të Panuccit, ndërsa Frederik Veseli duket favorit për të luajtur në krah të mbrojtësit të Atalantës, duke lënë në stol Mërgim Mavrajn, që vjen pas një periudhe të gjatë pa skuadër dhe në të majtë pritet të zbresë Binaku.

Në mesfushë tekniku italian pritet t’i besojë eksperiencës së Xhakës, Bashës dhe Memushajt, të cilët dinë të ruajnë balancat, duke mbyllur hapësirat në prapavijë dhe duke ndihmuar në organizimin e sulmeve.

Sa i përket sulmit, surpriza e vetme mund të jetë ish-sulmuesi i Skënderbeut, Enis Gavazaj, i cili mund ta nisë takimin si titullar në të majtë të sulmit, duke përfituar nga një gjendje jo optimale e Eros Grezdës, që vjen pas një dëmtimi të gjatë dhe nuk do të jetë gati për takimin e sotëm.

Në të djathtë të këtij reparti do të luajë Jahmir Hyka, i cili gëzon një formë mjaft të mirë dhe ka bindur Panuccin se mund të jetë i vlefshëm me depërtimet e tij, ndërsa duelin shkodran për majën e sulmit duket se e ka fituar sulmuesi i Oostendes në Belgjikë, Sindrit Guri.

1234

Modifikuar më Premte, 07 September 2018 19:47

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Sport

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Kanë përfunduar sfidat e programuara për ditën e sotme në Ligën e Kombeve dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Uellsi është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Danimarkës, e cila...

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Globi

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbikëqyrur testin e një arme taktike të teknologjisë së lartë në një qendër mbrojtëse, sipas medias shtetërore e Phenianit. Ajo shtoi se...

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Sport

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Kombëtarja e Shqipërisë U 21 mundi me rezultatin 2-0 Maltën në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet. Kjo sfidë ishte një test për trajnerin Alban...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!