Nuk ka paqe për Mesut Ozil, e pabesueshme se çfarë i ndodh në Gjermani

Saturday, 08 September 2018 15:59

Mesut Ozil, pas fotos së famshme me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, që krijoi shumë polemika në Gjermani dhe më pas solli edhe largimin e tij nga ekipi kombëtar, nuk ka gjeture asnjë moment qetësi.

Sipas “Daily Mail”, shkolla ku lojtari i Arsenalit është arsimuar dhe ku ai ka investuar 55 mijë euro, e ka anuluar vizitën e futbollistët, pasi u frikësohet pasojave që mund të lindin nga e djathta ekstreme gjermane. Ozil është sulmuar nga shumë njerëz të sportit në Gjermani, veçanërisht nga presidenti i Bajernit, Uli Hënes, i cili mendon se lojtari është mbivlerësuar.

Situata në fakt nuk është aspak më e mirë për Ilkai Gyndogan, gjermanin tjetër me origjinë turke që u fotografua gjithashtu gjatë verës me Erdogan. E përditshmja angleze zbulon se një i afërm i futbollistit të Mançester Sitit ka takuar një ish-pjesëtar të parlamentit gjerman në një restorant dhe ky i fundit e ka “uruar” që situata e Gyndogan të përkeqësohet.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Aktualitet

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Moti freskohet duke filluar nga java e ardhshme. Sipas Meteoalb, gjatë fundjavës, moti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit; më të dukshme vranësirat...

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Aktualitet

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Dy punonjës policie dhe një shtetas turk janë ndaluar nga policia për korrupsion aktiv. Të ndaluar kanë mbetur Gazmir Dega punonjës policie në Komisariatin nr 1 në Tiranë dhe një kontrollore...

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Aktualitet

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë goditur një grup gjobëvënësish. Aksioni po zhvillohet mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe disa rrethe, ndërsa...